Një fjalë e mirë të mbron nga Zjarri, prandaj mos nënvleftëso asgjë prej veprave të mira.

Një fjalë e mirë të mbron nga Zjarri, prandaj mos nënvleftëso asgjë prej veprave të mira.

Nga Adij ibn Hatim – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Nuk ka ndonjëri prej jush veçse do t’i flasë atij Zoti i tij, nuk ka mes tij dhe Atij përkthyes. Do të hedhë shikimin nga e djathta e tij dhe nuk do të shikojë gjë tjetër veç asaj që ka vepruar, do të hedhë shikimin përpara tij dhe nuk do të shikojë gjë tjetër veç Zjarrit përpara fytyrës së tij. Prandaj ruajuni Zjarrit qoftë edhe me gjysmë hurme, e ai që nuk gjen atëherë me një fjalë të mirë”
Muttefekun alejhi.

Nga ky hadithi kuptojmë:
1.Allahu do të të flasë ty Ditën e Gjykimit.
2.Atë ditë do të shohësh veprat e tua.
3.Atë ditë do të shikosh Zjarrin. (Allahu na ruajtë prej tij)
4.Prej tij largohesh me çdo vepër të mirë, edhe me atë që duket e nënçmuar, “Prandaj mos nënçmo prej të mirave asgjë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të qeshur” (Muslim).
5.Fjala e mirë është shkak që të ruan prej dënimit.

Emin Bilali

You may also like...