Lutu sepse ajo do te pranohet

Thotë Xhabiri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij :

“I Dërguari i Allahut i bëri dua Allahut në këtë xhami (Mesxhid el Fet’h) te hënën, të martën dhe të mërkurën.

Duaja e tij u pranua ditën e mërkurë mes namazit të drekës (dhuhrit) dhe ikindisë (asrit).

Xhabiri tha: ‘Nuk kam pasur ndonje gje me shume rendesi qe kerkonte zgjidhje e që i beja dua Allahut gjate kesaj kohe veçse Ai më përgjigjej’.”

Buhari në “El edebul mufrad” (703) E ka cilësuar ‘hasen’ (të mirë) Imam Albani ne “Sahih el edebul mufrad’.

Përveç kësaj është edhe kohë me shi, kohë kur pranohen duatë.

You may also like...