Kerko ndihme dhe mbrojtje vetem tek Allahu

Argument i kthimit me pendim është fjala e Allahut: “Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij …” (Ez-zumer, 54).

Argument për kërkimin e ndihmës është fjala e Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ty ndihmë kërkojmë.” (El-Fatiha, 5). Në një hadith thuhet: “Nëse kërkon ndihmë, kërkoje prej Allahut.”

Argument për kërkimin e mbrojtjes është fjala e Allahut: “Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i agimit.” (El-Felek, 1). “Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve.” (En-Nas, 1).

Argument për kërkimin e shpëtimit është: “Kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj …” (El-Enfal, 9).

Argument i therjes së kurbanit është fjala e Allahut: “Thuaj (O Muhamed): “Në të vërtet namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak …”” (En’am, 161-162). Ndërsa argument nga Suneti është hadithi: “… Allahu e mallkon atë që ther kurban jo për Allahun.” Muslimi.

Argumentim i zotimit është fjala e Allahut: “Ata i zbatojnë zotimet e tyre dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit) tmerri i së cilës është përhapur gjithkund”. (El-Insan, 7).

Libri:Tri Parimet e Besimit Islam
Muhamed Ibën Abdul Uehab

You may also like...