“E kam zemrën e pastër!” Cilat janë parametrat e zemrës së pastër?

Dëgjojmë shpesh “E kam zemrën e pastër!” Cilat janë parametrat e zemrës së pastër?

Imam ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Nuk arrihet pastërtia e zemrës pa u ruajtur nga këto pesë:
Shirku (idhujtaria) i cili hedh poshtë Teuhidin (Njesimin e Zotit).
Bidati (shpikja në Fe) i cili bie ne kundërshtim me Sunnetin (Traditën Profetike).
Epshi i cili bie në kundërshtim me Urdhëresat.
Hutimi (nga feja dhe adhurimi) i cili zhvlerëson Dhikrin (përmendjen e Allahut).
Nepsi i cili anullon Sinqeritetin në vepra vetëm për Allahun dhe zhveshjen e pastrimin e veprave nga cdo syefaqësi dhe idhujtari.

📚 El Xheuab el Kefij

You may also like...