займы онлайн

Ç’duhet të bëjë ajo grua, menstruacionet e së cilës zgjasin me shumë se ditët e saj?

Pyetje: Ç’duhet të bëjë ajo grua, menstruacionet e së cilës zakonisht zgjasin shtatë ose tetë ditë, nëse dalja e gjakut vazhdon edhe pas kalimit të kohës së zakonshme të menstruacioneve të saj?

Përgjigje: Në raste të tilla, gruaja nuk duhet të falet apo të agjërojë, sepse Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, nuk e ka kufizuar kohën e zgjatjes së menstruacioneve.
Ndërsa All-llahu,subhanehu ve teala, thotë:
”Të pyesin për menstruacionet. Thuaj, ato janë diçka e dëmshme (papasterti) …” (25) (El-Bekare: 222)
Ndaj, nëse gjaku vazhdon të rrjedhë, ajo duhet të presë derisa të ndërpritet rrjedhja e tij plotësisht, e pas kësaj, ajo duhet të lahet, te falet e të agjëroje.
Në të njëjtën mënyrë, nëse në muajin e ardhshëm, menstruacionet zgjasin më pak se koha e zakonshme, ajo duhët të lahet dhe të falet menjëherë sapo të shohë që gjakut është ndërprerë, pa i dhënë rëndësi faktit që menstruacionet e saj kanë vazhduar më pak se herët tjera.

Autor: Imam Uthejmini
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”
———————-
FundNota:
(25) Pra, as në Kur’an nuk është e përmendur koha më e shkurtër apo më e gjatë e menstruacioneve, megjithëse pyetja është e drejtëpërdrejtë për to.
Ndërsa kuptimi i ajetit është: kryerja e marredhënieve seksuale, gjatë periudhës së menstruacioneve,është diçka e dëmshme.

You may also like...