3 mirësitë e Allahut te njeriu

Llojet e mirësive, si fitohen ato dhe si ruhen.

Thotë Ibnul Kajjim – Allahu e mëshiroftë:

“Mirësitë e Allahut të Lartësuar janë tri llojesh:
1. Një mirësi e arritur për të cilën robi është i vetëdijshëm.
2. Një mirësi që ai e pret dhe e shpreson.
3. Dhe një mirësi në të cilën ai gjendet por nuk e ndjen.

Kur Allahu dëshiron t’ia plotësojë mirësinë e Tij robit, e bën të njohë mirësinë prezente, dhe i jep sukses që ta falënderojë Atë për të, gjë e cila e prangos mirësinë që të mos i iki. Dhe mirësia zhduket me gjynahe dhe prangoset me falënderim.

Dhe i jep sukses që të veprojë vepra të cilat tërheqin mirësitë që ai i pret, dhe i jep shikim të mprehtë që të shohë mënyrat të cilat i pengojnë mirësitë dhe ua presin atyre rrugën, dhe i jep sukses të largohet prej tyre. Kur ja ato i vijnë atij në formën më të plotë.

Dhe e bën të njohë mirësitë në të cilat ai gjendet dhe nuk i ndjen.

Thuhet se një beduin hyri te Rashidi dhe i tha: O udhëheqësi i besimtarëve. Allahu t’i përforcoftë mirësitë në të cilat gjendesh me falënderimin të përhershëm për to! Dhe t’i realizoftë mirësitë që i shpreson, me mendim të mirë për Allahun dhe vazhdimësinë në bindje ndaj Tij! Dhe të bëftë t’i njohësh mirësitë në të cilat t’i gjendesh dhe nuk e di, që të falënderosh edhe për to.
I pëlqeu prijësit kjo dua dhe tha: Sa ndarje e mirë është kjo.”

El Feuaid (195)

You may also like...