8 Shkaqet që sjellin dhimbjen e kokës

Deri më sot nuk ekzistonte një listën faktorëve kryesorë që shkaktonin dhimbjen e kokës. Te njerëz të ndryshëm ato ndryshonin dhe në përgjithësi flitej për efekte të jashtme që shtonin shqetësimet dhe dhimbjen e kokës.

Mjekët britanikë kanë arritur të rendisin një sërë faktorësh kryesorë që shkaktojnë dhimbjen e kokës, për një kohë të shkurtër.

Mjekët britanikë i kanë ndarë fillimisht në dy grupe kryesore, në faktorë përkeqësues që ndikojnë në shtimin e shqetësimeve si dhe faktorë të tjerë spontan që mund të shkaktojnë dhimbje koke të menjëhershme dhe për një kohë të shkurtër, periudhë që nuk zgjat më shumë se një ditë.

Në grupin e parë përfshihet stresi psikosocial, konsumi i zakonshëm i pijeve alkoolike, kushtet atmosferike, ndriçimi i ambientit, temperaturat si dhe era.

Era është një nga faktorët kryesorë dhe më të rëndësishëm dhe shkakton një dhimbje të fortë koke, që nuk ndjehet gjatë ditës së parë por më pas, dhe mund të zgjasë deri në 24 orë. Gjatë ditëve me erë të fortë këshillohet që të evitohet sa më shumë të jetë e mundur qëndrimi në një vend të hapur. Por ndërkohë që edhe qëndrimi në një vend të mbyllur ka një efekt negativ.

Ndërkohë në grupin e dytë janë përfshirë faktorë të tjerë që lidhen më shumë me gjendjen fizike dhe emocionale të njerëzve. Këto janë gjendje spontane të cilat sjellin edhe një dhimbje të papritur koke, të tilla si teprimi me sasinë e çokollatës, një zënkë apo një nevrikosje e çastit, ardhja e ciklit menstrual, një darkë në një restorant, etj.

Shkaqet kryesore

Ushqimi
Ushqimi është një nga shkaqet kryesore që shumë lehtë mund të evidentohet dhe më pas të evitohet. Mund të duket e çuditshme por te shumë njerëz mund të jetë disa produkte që sjellin edhe dhimbjen e kokës. Kështu agrumet, çokollata, ushqimet e konservuara, djathërat e fermentuara, vera (sidomos ajo e kuqe) apo produktet pikante.

Të pangrënët
Pjesa më e madhe e rasteve të dhimbjeve të kokës shkaktohet nuk uria. Shumë herë mund të jeni të zhytur në punë dhe të harroni të hani një apo dy vakte, kjo gjë, në fund të ditës mund t’ju sjellë dhimbje koke, lodhje dhe këputje. Uria është një nga faktorët që sjell edhe dhimbjen më të fortë të kokës dhe është e lidhur edhe me hipoglikeminë, që vjen nga mungesa e ushqimit.

Etja
Dhimbja e kokës nga dehidratimi apo nga etja ka një mekanizëm të thjeshtë dhe mund të ndodhë sidomos kur merresh me shumë sport dhe duke pirë ujë vetëm kur keni etje. Duke djersitur shumë dhe duke mos pirë sasinë e nevojshme të ujit trupi dehidratohet duke shkaktuar kështu edhe dhimbje koke.

Pijet alkoolike
Disa pije mund të shkaktojnë dhimbje koke, dhe vera është një nga më të rrezikshmet. Pa marrë parasysh rastet kur ajo vjen nga dehja te disa njerëz ajo mund të shfaqet edhe kur konsumohen sasi të vogla pijes.

Kafeja
Mund t’ju duket çudi por nuk është aspak kështu. Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i kafesë. Mund t’ju qëllojë që në fundjavë të zgjoheni vonë dhe për inerci edhe kafenë ta pini vonë. Konsumimi në orë të vona të kafesë sjell shqetësime për disa njerëz. Ndërkohë që këshilla më e mirë për këtë rast është që në këtë rast në filxhanin e kafesë të hidhni një pikë limon.

Ambienti dhe shqetësimet fizike
Ndryshimet e orareve, zgjimi herët në mëngjes apo shumë vonë, menopauza, menstruacionet, pagjumësia, mungesa e mjaftueshme e dritës së diellit, televizori, ekrani i madh i kinemasë, të gjitha këto mund të sjellin dhimbje koke. Por edhe drita dhe zhurma e fortë e diskotekës, lodhja, si dhe ndërrimi i orarit të gjumit ndikojnë në shtimin e saj.

Stresi
Një nga dhimbjet tipike të stresi ëhstë ajo e fillimit të javës, që zakonisht vërehet të hënën. Zakonisht janë të rinjtë ata që e vuajnë më shumë këtë tip ‘të veçantë’ të dhimbjes së kokës, që lidhet më shumë me jetën shkollore dhe studentore. Por ndërkohë dhimbja e kokës shkaktohet edhe nga stresi i punës, i mbingarkesës, i jetës së përditshme, problemet në familje, etj.

Pushimet
Edhe pushimet kanë pjesën e tyre në këtë problem. Gjatë pushimeve të verës qëndrimi për ora të gjata në diell, apo në dimër në një klimë të ftohtë malore përfaqësojnë një nga shkaqet kryesore të dhimbjet së kokës. Ndërkohë që edhe udhëtimi për shumë orë në avion, makinë apo anije ka pasojat e saj.

You may also like...