4 Shenjat paralajmëruese të kancerit

Shumë njerëz nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur këtyre shenjave paralajmëruese dhe mendojnë se nuk janë shumë serioze.
Në fakt, në shumicën e rasteve të tilla simptoma nuk janë tregues i kancereve, por në disa raste po, kështu që duke i identifikuar sa më shpejt dhe duke shkuar tek mjeku, ju mund të shpëtoni jetën tuaj. Nëse ju është shfaqur ndonjë prej simptomave të mëposhtme dhe nuk është zhdukur, shkoni të bëni një vizitë.

1. Humbje e pashpjegueshme peshe
American Cancer Society ka treguar në një raport se humbja e pashpjegueshme e peshës prej 4.5 kg ose më shumë mund të jetë shenja e parë e kancerit. Ky paralajmërim shfaqet më së shumti tek ata që vuajnë nga kanceri i pankreasit, stomakut, mushkërive ose kanceri i ezofagut.

2. Gjëndrat dhe nishanet
Kjo është një shenjë e qartë, edhe pse shumë njerëz e injorojnë. Nëse identifikoni ndonjë gjëndër ose gungë të çuditshme në trupin tuaj, shkoni për kontroll tek mjeku.

3. Kollitje/ngjirrje zëri
Kolla dhe ngjirrja e zërit janë të pranishme kurdo në rastet e të ftohurit, gripit, sezoneve alergjike (që për disa mund të jenë gjithë vitin). Megjithatë, nëse kolla vazhdon intensivisht, ajo mund të jetë tregues i kancerit të laringut, mushkërive ose tiroides. Ajo gjithashtu mund të jetë shenjë e limfomës.
4. Dhimbje fyti që zgjat
Shumë njerëz në këtë periudhë të vitit vuajnë nga dhimbjet e fytit. Një dhimbje e tillë e vazhdueshme mund të tregojë për diçka më shumë, siç është kanceri në laring ose në fyt.

You may also like...