Thenie te mencura nga Othmani r.a.


NA NDIQNI NE FACEBOOK

Historia i ka shenuar per ne disa prej thenieve te Othmanit r.a. per Kuranin e shenjte.Ai ka thene
“Nese zemrat i kemi te pastra,kurre nuk do te ngopeni me fjalet e Allahut te Lartesuar dhe i Madheruar qofte.”
“Nuk deshiroj te me  kaloj asnje dite pa e shikuar Kuranin.”

“Tri gjera te kesaj bote me jane bere te dashura,te ushqyerit dhe te uriturit,veshja e te zhveshurit dhe leximi i Kuranit.”

“Gjenden kater gjera qe ne pamje te jashtme jane virtyt,por te cilat ne realitet jane obligime: shoqerimi me njerez te mire eshte virtyt,ndersa ndjekja e shembullit te tyre eshte detyre:leximi i Kuranit eshte virtyt,ndersa veprimi sipas tij eshte detyre,vizitimi i te semureve eshte virtyt,ndersa ti kerkohet lenia e testamentit eshte detyre.”

“Dhjete gejra jane humbja me e madhe e kohes,nje dijetar te cilin askush nuk e pyet,dituria me te cilen nuk veprohet,keshilla e mire qe nuk pranohet,nje arme qe nuk perdoret,nje mesxhid ne te cilin nuk falet namazi,nje Kuran qe nuk lexohet,nje pasuri prej te ciles nuk shpenzohet asgje (ne bamiresi) nje kali qe nuk kalerohet,dituria per asketimin ne zemren e personit qe i ndjek te mirat e kesaj bote,nje jete gjate ne te cilen nuk behet pergatitje per udhetim ne boten tjeter.”

Othmani eshte hafiz i Kuranit dhe tere kohen e lexonte Kuranin.Ai u pyet per te dhe tha:
“Ai eshte i bekuar dhe eshte sjelle nga nje i Bekuar.”

Kur vdiq Othmani r.a. Kurani i tij ishte vjeteruar shume,per shkak se e kishte perdorur shume.”
“Bashkshortja e Othamnit thote qe Othmani e lexon tere Kuranin ne nje rekat namaz nate.”