Teuhidi rruga drejtë Xhenetit

Vlera e njesimit (teuhidit) të Allahut:
1. Përcillet nga Ubade bin Samit se Profeti alejhi selam ka thënë:

“ Kush dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e pa ortak, se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, Isai (Jezusi) është robi dhe i dërguari i Tij dhe Fjala e Tij (bëhu) të cilën ia ka drejtuar Merjemes, si dhe shpirt ( i krijuar) prej Tij, dhe se Xheneti është i vërtetë e Zjarri është i vërtetë, Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar.”

Buhariu dhe Muslimi

2. Përcjell Itbani se Profeti alejhi selam ka thënë:

“ Me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit që të përfshijë atë që thotë La ilahe il-lallah, duke pasur për qëllim me të Fytyrën e Allahut.”

Buhariu dhe Muslimi

You may also like...