Të drejtat ndaj Krijuesit të Madhëruar!

Allahu i Lartmadhëruar është Ai, që të ka krijuar, kur ti nuk ekzistoje dhe të ka dhuruar begatitë e Tij të dukshme dhe të padukshme. A nuk e di ti, se në fillim ishe një lëng (ujë i pakët) në barkun e nënës tënde dhe vazhdove duke u transformuar në begatinë e Zotit tënd dhe mëshirën e Tij, derisa në fund ajo të lindi njeri të plotë. Ai të dhuroi një gjuhë me të cilën flet, dy sy me të cilët shikon, dy veshë me të cilët dëgjon dhe mendjen me të cilën dallon atë që të bën dobi dhe atë të cilën nuk të bën dobi. Thotë Allahu i Madhëruar:

Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dinit asgjë. Ju pajisi me shqisa për të dëgjuar dhe për të shikuar si dhe me zemër, me qëllim që të jeni falënderues.” (Sure En-Nahl 78.)

A mos  vallë nuk ka mundësi Ai i Cili t’i dhuroi këto begati duke bërë mirë dhe bamirësi, që të t’i largojë ato, nëse ti e inatos Atë dhe Ai inatoset ndaj teje?

Detyrimi i parë për ty ndaj Krijuesit tënd të Lartmadhëruar është që ta njohësh Atë me cilësitë e Tij të përsosura. Të jesh shumë lakmues në bindjen ndaj Tij, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij. Të besosh në mënyrë të prerë se mirësia është ajo, që Allahu ka zgjedhur për ty dhe jo ajo që ti zgjedh për veten tënde. Mos të të pengojnë nga bindja e Mbrojtësit tënd dhe adhurimi i Tij  epshet, gjërat e kota pa vlerë dhe as bindja ndaj ndonjërit prej krijesave kushdo qoftë ai, prej shtresës së lartë, apo asaj të ulët.

Libri “Porositë e etërve për bijtë” Autor, Shejkh  Muhammed  Shaakir

You may also like...