Shpjegimi i teuhidit në Ajetul-Kursi Shejh Salih el-Feuzan

libri
Allahu thotë në Ajetul-Kursi:

All-llahu është një. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij. Ai e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i larti, më i madhi.

Ky është vargu më madhështor në Librin e Allahut, të Fuqishmit dhe të

Madhërishmit. Ai përmban tri kategoritë e teuhidit: rububijeh, uluhijeh dhe esma’ ues- sifat. Allahu i ka përmbledhur ato të gjitha në këtë varg, duke përdorur mohimin dhe pohimin, ku Ai mohon të metat dhe mangësitë për Vetën e Tij, dhe pohon përsosmërinë për Vetën e Tij, i Lartësuar dhe i pa të meta është Ai.

Në pjesën e parë të vargut përmendet teuhidi el-uluhijeh:

All-llahu është një. Nuk ka zot tjetër përveç Atij.

Pastaj Allahu përmend teuhidin el-esma’ ues-sifat:

Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm

Kjo pohon për Allahun cilësinë e jetës dhe se Ai mbikëqyr të tjerët. Pastaj Allahu thotë:

Atë nuk e kap as kotja as gjumi

Ky është një mohim. Allahu mohon se këto mangësi, kotja dhe gjumi, mund t’i atribuohen Atij. Pastaj Allahu thotë: gjithçka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij

Ky është një pohim i Rububijetit të Tij, se Ai posedon qiejt dhe tokën dhe gjithçka në to. Pastaj Ai, më i Lavdishmi, thotë:

Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij?

Ky është një mohim. Allahu mohon që dikush mund të ndërmjetësojë pa Lejen e Tij, për shkak të Madhështisë së Tij, i Lavdëruar dhe i pa të meta qoftë Ai. Askush nuk ka mundësi të ndërmjetësojë tek Ai, përpos nëse Ai e lejon atë. Pastaj Allahu thotë:

Ai e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen

Ky është një pohim që vërteton Diturinë e përsosur të Allahut, të Fuqishmit dhe Madhërishmit, Ai që di çdo gjë nga çështjet e të kaluares, të tashmes dhe të ardhmes. Asgjë nuk është e fshehur prej Tij. Dituria e Tij është e gjerë dhe përfshin çdo gjë. Pastaj Ai, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, thotë:

nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar

Kjo është një mohim. Allahu anulon idenë se krijesat e Tij mund të arrijnë diçka nga Dituria e Tij pa u dhënë Ai çasje në të. Pra nëse Ai nuk lejon ata të kenë njohuri për diçka, atëherë ajo konsiderohet gajb (e fshehtë), dhe askush nuk e di gajbin përveç Allahut. Pastaj Allahu thotë:

Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën

Kursi është gjë e krijuar nga krijesat e Allahut, dhe vërtet ajo është krijesë e madhe! Qiejt dhe toka në krahasim me Kursi janë sikur shtatë monedha të hedhura në një fushë të hapur të tokës45, apo si shtatë monedha të hedhura në një pllakë të madhe46. Si do të dukeshin shtatë monedha të vogla në këtë situatë? Kështu që Kursija e Allahut është më e madhe se qiejt dhe toka. Kursija e Tij nuk është Froni i Tij, por janë dy gjëra të ndryshme. Froni është edhe më i madh se Kursija.

Dhe Kursija është vogëlsirë në krahasim me Fronin, vetëm se si një unazë hekuri e hedhur në një fushë të gjerë të tokës. Pra nëse Kursija është kështu, atëherë çfarë të themi për Fronin e er-Rrahmanit, Më të Fuqishmit dhe Madhërishmit?!

Prandaj, të gjitha krijesat në krahasim me Allahun janë shumë të vogla dhe çikërrimë në krahasim me Të. Nëse vetëm një gjë nga krijesat e Allahut, Kursija, është më e madhe se qiejt dhe toka, por prapë më e vogël se Froni, atëherë Allahu, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, është më i madh se çdo gjë. Allahu pastaj thotë:

Kujdesi i Tij ndaj të dyjave (qiejve dhe tokës), nuk i vjen rëndë

Ky është një mohim, me kuptimin që asgjë nuk është e vështirë apo e rëndë për Të, më të Lavdishmin. Mbrojtja dhe ruajtja e qiejve dhe e tokës nga çrregullimi dhe devijimi nuk e lodh Atë, dhe as mbajtja e tyre në vend nuk i shkakton Atij asnjë lodhje(Kuptimi i Sures el-Haxh (22):65):

Ai mban qiellin të mos bie në tokë, pos nëse dëshiron Ai

Dhe Allahu thotë ( Kuptimi i Sures er-Ra’d (13):2):

All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato

Dhe Allahu gjithashtu thotë ( Kuptimi i Sures er-Ra’d (13):2:

All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos rrëshqasin nga vendet e tyre

Dhe Allahu i Lavdishëm nuk ka nevojë për qiejt as për tokën, dhe as për Fronin as për Kursinë, dhe as që ka nevojë për diçka nga gjërat që Ai i ka krijuar. Janë krijesat që kanë nevojë shumë të madhe për Të, më të Fuqishmin dhe të Madhërishmin.

Sa për pjesën e fundit të Ajetul-Kursi:

Ai është më i larti, më i madhi

Allahu është el-‘Alij (më i Larti) më Prezencën e Tij, Fuqinë dhe Varësinë për Mirësitë e Tij. Ai është el-‘Adhim (më i Madhi), për nga Madhësia e Tij dhe Krenaria.

Ky varg, Ajetul-Kursi, siç u shpjegua, përmban përmendjen e të tri kategorive të teuhidit.

marrë nga libri Durus min el-Kur’an el-Kerim autor Shejh Salih ibn ‘Abdilah el-Feuzan

You may also like...