Shirku, mëkati më i madh!

Shirk do të thotë t’i përshkruash Allahut shok, ndërsa Ai të ka krijuar. Pra, të adhurosh dikë (diçka) tjetër përpos Allahut si ndonjë gur, apo njeri, diellin apo hënën, apo ndonjë pejgamber, apo dijetarë, ndonjë xhin apo engjëll apo ndonje yll në qiell etj.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Me të vërtetë Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet atij shokë, përpos këtij (mëkati) i fal kujtdo …” (Nisa, 48)

“… sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) Xhenetin …” (Maide, 72)

“… sepse me të vërtetë idhujtaria (shirku) është padrejtësia (zullumi) më i madh”. (Llukman, i3)

Ajetet në këtë temë janë të shumta.

Kush i ka bërë Allahut shirk e pastaj vdes si i tillë, ai do te jete nga banoret e Zjarrit. E kundërta e kësaj, ai që i ka besuar Allahut dhe vdes si besimtarë ai do të jetë nga banoret e Xhenetit edhe nëse dënohet.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “A t’ju tregoj për mëkatin më të madh?: T’i përshkruash Allahut shok…”. (Buhariu, Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selam ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese! Dhe përmendi: “t’i përshkruash Allahut shok…” (Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi)

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...