Sa janë shtyllat e Islamit?

Pyetje: Sa janë shtyllat e Islamit?

Përgjigje: Shtyllat e Islamit janë pesë: dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij; falja e namazit; dhënia e zekatit; agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit në shtëpinë e shenjtë të Allahut në Mekë.

Pyetje: Cili është argumenti se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, edhe engjëjt e dijetarët  e  dëshmuan. Ai e mban Krijimin e Tij në drejtësi të plot. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, të Gjithfuqishmit, më të Urtit Gjithgjykues”. (Al-Imran, 18)

Pyetje: Ç’do të thotë “LA ILAHE IL-LALLAH”?

Përgjigje: Do të thotë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”

Pyetje: Cili është qëllimi i shprehjes “nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” (la ilahe il-lallah)?

Përgjigje: Qëllimi i saj është mohimi i gjithçkaje që adhurohet veç Allahut dhe pohimi se adhurimi i takon vetëm Allahut, i Cili nuk ka shok në adhurim, ashtu siç nuk ka shok në sundim.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë shpjegim?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “(Kujto) kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të tij: “Me të vërtetë që unë jam i distancuar dhe s’kam të bëj fare me ato që adhuroni ju përveç Atij që më krijoi mua dhe padyshim që Ai do të më udhëzojë.” Ai e la të përjetshme atë fjalë ndër pasardhësit e vet, me qëllim që ata të ktheheshin në bindjen e Allahut dhe adhurimin e Tij pa i shoqëruar.” (Ez-Zukhruf, 26-28)

Gjithashtu edhe thënia e Tij: “Thuaj (O Muhamed): “O ithtarë të Librit ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush, se do të adhurojmë vetëm Allahut, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë dhe se nuk do të konsiderojmë njëri-tjetrin si zotër në vend të Allahut.” Nëse ata nuk e pranojnë, atëherë ju thoni: Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut.” (Al-Imran, 64)

You may also like...