Ngrënia e pasurisë së jetimit pa të drejtë është mëkat i madh!

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë (fusin) në barqet e tyre zjarr.” (Nisa, 10)

“Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, vetëm në menyrë më të mirë …” (En’am, 152)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese ...” pastaj ka përmendur ngrënien e pasurisë së jetimit (d.m.th. keqpërdorimin e saj).

Nëse kujdestari i ndonjë jetimi është i varfër dhe përdor diçka nga pasuria e tij, por me kujdes, një gjë e tillë i lejohet, por gjithë ajo që bëhet padrejtësisht, është haram, e ndaluar. Për këto raste, kur përdorimi i pasurisë së jetimit është në rregull, gjykohet edhe sipas zakonit të vendit përkatës. Besimtarët duhet të jenë të pastër nga gjërat e tilla.

Libri “Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...