Mosdhënia e zekatit është mëkat i madh

Allahu i Madhëruar ka thënë:
“… mjerë për mushrikët (idhujtarët), të cilët nuk e japin Zekatin dhe pikërisht ata e mohojnë botën tjetër”. (Fusilet, 6-7)

“… Ata që grumbullojnë ar dhe argjend e nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji për një dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, krahët dhe shpina e tyre. E do t’ u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra shijoni atë që grumbulluat.” (Teube, 34 — 35)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Çdonjëri që ka deve, lope apo dhen, e nuk e jep zekatin e tyre, në Ditën e Gjykimit e terheqin për fytyre në një vend të rrafshtë e të fortë, ku e vrasin me brinjë dhe e shkelin me thundra. Sa kalon e fundit, i kthehet e para. Kështu deri sa të gjykohen njerezit në Di-tën që zgjat pesëdhjetmijë vjet. Pastaj shikohet rruga e tij, ose në Xhenet, ose në Zjarr. Çdonjëri që ka grumbulluar pasuri dhe nuk e jep zekatin, në Ditën e Gjykimit pasuria e tij do t’i shndërrohet në gjarpër të madh … “ (Muslimi)

Allahu i Madhëruar thotë:
“Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ta! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë në Ditën e Kijametit…” (Ali Imran, 180)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë për ata që e refuzojnë dhënien e zekatit:
“Kush e refuzon, ne ia marrim edhe gjysmën e deveve, vendim prej vendimeve të Zotit tonë.” (Ebu Daudi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre se ka thënë: “Tre të parët që do të hyjnë në Zjarr janë: Udhëheqësi tiran, i pasuri që nuk e jep hakun e Allahut nga pasuria e vet dhe i varfëri kryeneç.” (Ibn Huzejme)

Transmetohet nga Sheriku dhe të tjerë, nga Ebu Is-haku nga Ebul-Ehves nga Abdull-llahu se ka thënë: “Jeni të urdhëruar (të falni) namaz dhe (të jepni) zekat, prandaj kush nuk jep zekatin s’ka namaz.” (Taberani)

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...