Magjia, është prej mëkateve të mëdha!

Magjia është mëkat i madh sepse magjistari për të bërë magji (sihër) duhet të bëjë kufër (mohim). Allahu i Madhëruar ka thënë: “… por djajtë bënë kufër …” (Bekare, 102)
E çfarë interesi tjetër ka shejtani për t’i mesuar njeriut magjinë përpos që ai të bëjë shirk (idhujtari)?!
Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë: “… e ata të dy nuk i mesonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: ne jemi dërguar për t’ju vënë në sprovë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!”… derisa ka thënë: … “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri (magjinë), nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër…” (Bekare, 102)

Ti mund të shohësh shumë njerëz që merren me magji të ndryshme dhe mendojnë se është vetëm haram, thjesht si ndonjë ndalesë, ndërsa nuk shikojnë se ajo është kufër (mohim i fesë). Mësojnë lloje të magjisë e sidomos magjinë që ndan burrin nga gruaja, ta duan njëri-tjetrin, si dhe ta urrejnë njëri-tjetrin. Këtë e bëjnë duke përdorur terme të panjohura, shumë prej tyre janë shirk dhe devijim (dalalet).

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese …” dhe ka përmendur magjinë.

Për këtë arsye, njeriu le t’ i frikesohet Zotit të vet, Allahut dhe të mos futet në gjëra që ia humbasin dynjanë dhe Ahiretin.

Nga Ebu Musa, radijallahu anhu, transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tre veta nuk hyjnë në Xhenet: -Konsumuesi i verës, ndërprerësi i lidhjeve farefisnore dhe ai që i beson magjistarit.” Transmeton Ahmedi ne Musnedin e tij.

Nga Iben Mes’udi, radijallahu anhu transmetohet: “Te fryerit, nuskat, hajmalitë (dhe çdo gjë e tillë), jane shirk.” Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi.

Dije se shumë nga këto mëkate të mëdha apo shumicën e tyre, përpos pak, shumë njerëz nga umeti nuk i dinë se janë haram (të ndaluara). Nuk ka arritur te ata qortimi për ta e as lajmi se kush i bën ato denohet me Xhehenem.

Ata individe të cilët nuk kanë pasur rastin të mësojnë parimet e fesë islame, obligimet dhe ndalesat, duhet që t’i mësojnë ato. Njeriu nuk bën mëkat (gjynah), veçse pas diturisë për atë mëkat, pasi t’i tregohet argumenti dhe t’i qartësohet gjendja. Allahu është i butë me robërit e Tij dhe është i Mëshirshëm.

Ka thënë Allahu i Madhëruar: “…Ne nuk dënojmë askënd derisa t’i dërgojmë të dërguarin tonë.”

(Isra 15).

 

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...