Kush është Zoti yt?

Pyetje: Kush është Zoti yt?

Përgjigje: Zoti im është Allahu që me mirësinë e Tij më ka krijuar dhe kujdeset për mua dhe mbarë gjithësinë. Ai është i adhuruari im, nuk kam të adhuruar tjetër përveç Allahut.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.” (El-Fatiha, 1)

Çdo gjë tjetër përveç Allahut është botë (krijesë). Edhe unë jam një prej krijesave.

Pyetje: Mbi ç’bazë e ke njohur Zotin tënd?

Përgjigje: Zotin e kam njohur nëpërmjet argumenteve të Tij dhe gjërave që Ai ka krijuar: nata dhe dita, Dielli dhe Hëna, shtatë qiejt dhe Toka, si dhe çfarë ka në to dhe ndërmjet tyre.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “Nga shenjat e Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna; mos i bëni sexhde, as diellit dhe as hënës, bëjini sexhde vetëm Allahut që i ka krijuar ato.” (Fusilet 37). Po ashtu fjala e Allahut: “Në të vërtetë, Zoti juaj (Rab) është Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë e pastaj u lartësua mbi Arsh. Ai me natën mbulon ditën që ndjek me të shpejtë mbulimin e dritës. Dielli, hëna dhe yjet janë nën sundimin e Tij. Vërtet Atij i përket krijimi, rregullimi i punëve të krijesave, urdhërimi dhe ligjvënia. I Madhëruar është Allahu, Zoti i botëve!” (Araf, 54)

 

You may also like...