Ku është Allahu?

  1. Cila është dobia e Teuhidit për myslimanin?

Teuhidi është udhëzim në këtë botë dhe siguri e shpëtim në botën tjetër për myslimanët.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të cilët nuk e ndotën besimin e tyre me padrejtësi (adhurim të dikujt tjetër përveç Allahut), do të kenë siguri dhe janë të udhëzuar.” Surja Enam.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “E drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos i dënojë nëse nuk adhurojnë tjetër krahas Tij.” Muttefekun alejhi.

  1. Ku është Allahu?

Allahu është në qiell mbi Arshin (Fronin) e Tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “I Gjithëmëshirshmi (Allahu) u ngrit mbi Arsh.” Surja TaHa, ajeti 5.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu shkroi: “Mëshira Ime ja kalon Zemërimit Tim.” Kjo është e shkruar pranë Tij tek Arshi i Tij.” Transmeton Bukhariu. Kjo do të thotë se Allahu është mbi Arsh.

Besimi i cdo muslimani
Muhamed Xhemil Zejno

Perktheu Anis Agovi

You may also like...