Gënjeshtra ndaj Profetit, alejhi selam është mëkat i madh

Gënjeshtra ndaj të Dërguarit, alejhi selam, është kufër, (mohim) d.m.th. personi që bën këtë mëkat del nga feja. S’ka dyshim se të gënjesh qëllimisht ndaj Allahut dhe Pejgamberit, alejhi selam, eshte kufër i kthjellët, por fjala është edhe në gjërat e tjera përpos këtyre.

I Dërguari, alejhi selam, ka thënë: “Të gënjesh ndaj meje nuk është njësoj si të gënjesh ndaj dikujt tjetër. Kush gënjen qëllimisht ndaj meje le ta përgatisë vendin në Zjarr.” (Buhariu, Muslimi)

Po ashtu ka thënë:

“Kush e thotë (në emrin tim) ate që unë nuk e kam thënë le ta përgatisë vendin prej zjarri.” (Imam Ahmedi, Ibn Maxhe)

“Kush përcjell ndonjë hadith nga unë, ndërsa sheh (e di) se është i pavërtetë (i shpikur), do të llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve.” (Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe)

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...