Duart e Allahut janë te shtritra për ti furnizuar njerëzit

Allahu Te’ala ka thënë:

“Ai (Allahu) tha: “O Iblis, çfarë të pengoi ty që të mos i bësh sexhde atij që e kam krijuar Vetë me dy duart e Mia”?” 38:75

Allahu Subhanehu ue Te’ala iu drejtua Iblisit kur ai refuzoi t’i bie në sexhde Ademit duke e pyetur se çfarë e pengoi atë që t’i bie në sexhde Ademit alejhis-selam në shenjë nderimi, të cilin Allahu e kishte krijuar me dy duart e Tij. Ky ajet tregon se Allahu Subhanehu ue Te’ala ka dy duar reale që i përshtaten vetëm Hyjnisë dhe Madhërisë së Tij. Allahu Te’ala gjithashtu ka thënë:

“Duart e Tij janë të hapura/shtrira.” 5:64

Duart e Allahut Xhela ue ‘Ala janë të shtrira në dhënie dhe furnizim. Zoti ynë jep si të dojë ditën dhe natën. Ne jemi të detyruar të besojnë në gjithçka që Allahu Azze ue Xhel ka konfirmuar për Veten e Tij, pa shtrembërime, mohime, imagjinata dhe pa i krahasuar ato me diçka të krijesave të Tij.

Muhamed bin Abdil-lah es-Subejjil (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Rasail fil-‘Akideti ued-Da’ueh, faqe. 15-16

You may also like...