Cili është gjykimi për atë që pretendon se e di gajbin (gjërat e fshehta)?

Cili është gjykimi për atë që pretendon se e di gajbin (gjërat e fshehta)?

Përgjigje: Gjykimi për atë që pretendon se e di gajbin është se ai është jobesimtar (kafir-mohues), sepse ai e përgënjeshtron Allahun e Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Askush në qiej e në tokë nuk e di gajbin (të fshehtën), përveç Allahut, si dhe nuk e dinë kur do të ringjallen.”” (Neml: 65)

Allahu i Lartësuar e urdhëron Muhamedin, alejhi selam, që të na lajmërojë se në këtë gjithësi askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut, as Profeti. Atëherë si munden këta njerëz që të dinë të fshehtën?! Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar të Dërguarin që për vete të thotë: “Thuaj: “Unë nuk ju them se kam thesaret e Allahut, as edhe që di gajbin, as nuk ju them se jam melek. Unë vetëm ndjek atë që më shpallet…”” (En’Am: 50)

Libri “Kushtet e fesë” – Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...