Ç’është “feja e drejtë e Ibrahimit”?

Pyetje: Ç’është “feja e drejtë e Ibrahimit”?

Përgjigje: Feja e drejtë e Ibrahimit është të adhurosh Allahun një të vetëm, sinqerisht. Në këtë fe i ka urdhëruar Allahu të gjithë njerëzit dhe për këtë i ka krijuar.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56)

Pyetje: Ç’do të thotë fjala “adhurojnë”?

Përgjigje: Ata i besojnë, i falen dhe i luten vetëm Allahut që është një i vetëm, që urdhëron dhe ndalon.

You may also like...