Bashkimi ndërmjet pohimit të Teuhidit dhe nevojës që ke për Zotin tënd

Bashkimi ndërmjet pohimit të Teuhidit dhe nevojës që ke për Zotin tënd

Allahu i Lartësuar na tregon për Ejubin -alejhi selam- kur iu lut Zotit duke i thënë: ” (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: ” Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve!” (El-Enbija, 83).

Në këtë lutje ai bashkoi ndërmjet pohimit që i bën teuhidit dhe nevojës që ka për Zotin e tij.

Kur tek dikush që sprovohet është e pranishme dashuria ndaj Atij për të cilin është i lidhur, i pohon cilësinë e mëshirës dhe se Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve, duke ndërmjetësuar tek Ai përmes cilësive të Tij dhe nevojës së madhe që ka për të, Allahu ia largon fatkeqësinë.

You may also like...