4 gjërat që duhet ti mësojë cdo musliman

Pyetje: Cilat janë katër gjërat që duhet t’i mësojmë?

Përgjigje: 1- Dija: të njohim Allahun, të njohim të Dërguarin e Tij, të njohim fenë Islame me argumente nga Kurani dhe Suneti; 2- Zbatimi i kësaj dijeje; 3- Thirrja në këtë dije; 4- Durimi në vështirësi.

Allahut i Lartësuar thotë: “(Betohem) për kohën. Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurt, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin”.  (El-Asr 1-3)

Imam Shafiu për këtë sure ka thënë: “Sikur Allahu të mos u zbriste njerëzve tjetër gjë nga Kurani, përveç kësaj sureje, ajo do t’u mjaftonte.”

Libri-Parimet e Besimit Islam

You may also like...