Televizioni

Gjatë gjithë botës fetare vlerat morale dhe sociale janë minuar në mënyrë drastike nga kjo “dhuratë e madhe teknologjike” e shekullit. Dhe i gjithë kombi duket i pashresë duke “shijuar” këtë zbulim. Kur njerëzit nuk bëjnë asgjë, ata shohin televizor. Edhe kur janë duke bërë dicka , ata ende e kanë televizorin në sfond. Kjo pajisje ka kontribuar në shtimin e një hapësire të re arkitektureske në ambjentet private të shtëpisë:.Është një hapësirë ku disa njerëz krejtësisht të huaj shfaqin nuditet, imoralitet, hedonizëm etj. Kjo është hapësira që gjithnjë e më shumë kontrollon të gjithë shtëpinë.
Është e modës të qahemi për ‘tepricën’ e imoralitetit dhe dhunës në televizion. Edhe ata që përfitojnë nga këto gjëra shpesh e bëjnë këtë. Gjëja më me vlerë këtu është ajo që industria e televizionit,do që ne të diskutojmë per te.Çdokush i di mirë problemet që ekzistojnë me programet televizive dhe mundohet të japë çfarëdolloj këshille. (Shoqërojini fëmijët kur shohin televizion. Tregojini atyre atë që është gabim. Bëhu kritik. Bëhu krijues. Ky ushtrim duke qenë irracional dhe i pakuptimtë nxit megjithatë irritimin e gjithkujt. Por ndërkohë, vazhdoni të shikoni televizion. Është e këndshme. Është gjithashtu e pashmangshme.
Përreth dy dekada, ky zhvillim teknik ‘i mrekullueshëm’ ka bërë kërdinë me shoqëritë e gjithë globit. Por ajo që është edhe më e pashembullt është ambivalenca me të cilën këto shoqëri janë përballuar me këtë ndërhyrjen më të madhe. Nën këtë fshihet fortë bindja se televizioni është një mjet neutral që përdoret lehtësisht si për mirë ashtu edhe për keq. Fatkeqësisht ky pozicion është marrë pa u mbështetur realisht në ekzaminimin kritik të fakteve. Është në dorë të kohës që ne po i afrohemi subjekti me horizont të gjërë.
Mjet neutral?
A është ndonjëherë teknologjia neutrale? “[Çdo teknologji] ka brenda formës së saj fizike një predispozitë për tu përdorur në disa rrugë dhe në disa të tjera jo,” shkruan N.Postman, kryetari i departamentit të Arteve të Komunikimit në universitetin e Nju Jorkut. “Vetëm ata që nuk njohin asgjë mbi historinë e teknologjisë besojnë që një teknologji është krejtësisht neutrale.”
Po përreth televizionit? Ai reflekton idenë se një fjalimi serioz që mund të përçohet përmes figurave dhe jo në vend të fjalëve. Ashtu sic shpjegoi edhe Postman: “Fakti i vetëm më i rëndësishëm rreth televizionit është se njerëzit e shikojnë atë prandaj ai quhet ‘televizion’. Dhe ajo që ata shohin dhe pëlqejnë të shohin janë figura levizëse_qindra syresh, me kohëzgjatje të shkurtër dhe me variacion dinamik. Është në natyrën e mediumit që duhet të shtypë përmbajtjen e ideve në mënyrë që t`i përshtasë nevojat e interesat visuale.”
Fajlët dhe figurat nuk zënë të njëjtin vend në ligjeratë. Një copë shkrimi kërkon që njeriu të shkojë përtej shkronjave për të lexuar. Kërkon mendime për të kuptuar çfarë po thuhet. Televizioni nuk kërkon refleksion, në fakt ai as që ta lejon këtë. Kjo është arsyeja pse fëmijët e vegjël mund të kalojnë orë të tëra para ekranit të vogël. Televizioni mund të të gudulisë, por ai nuk mund të të mësojë. Ai na sjell imazhet në zemër por jo idetë në mendje. Ai joshë emocionet, jo intelektin.
Por a nuk ka vlerë një figurë sa një mijë fjalë? A nuk është kështu? Është e rëndësishme të vihet re se edhe kjo deklaratë në vetvete përbëhet nga fjalë. Një figurë nuk mund të bejë asnjë deklaratë. Arsyet, argumentat, deklaratat dhe gjykimet i takojnë botës së fjalëve jo të figurave. Kjo është arsyeja pse ata që bëjnë reklama dhe pëlqejnë shumë figurat. Po të kemi parasysh reklamën e Coca-Coles që thjesht shfaq njerëz të rinj që këndojnë, kërcejnë, bëjnë qejf dhe u pëlqen të pijnë. Audienca bën lidhjen mes këtij gëzimi dhe Coca-Coles. Kjo reklamë nuk mund të përgënjeshtrohet. Ajo nuk deklaron asgjë, kështu që s`ka asgjë për tu përgënjeshtruar.
Media është mesazhi
Rasti i lartpërmendur shpjegon aforizmën e famshme të Marshal McLuhan.. Komunikimi është i kushtëzuar nga media. Ai ose zmadhohet ose ndrydhet në varësi të tij. Media është mesazhi. Dhe kur media është televizioni, mesazhi është zbavitja. Ashtu siç thotë edhe Postman: “Zbavitja është ideologjia e sipërme e gjithë ligjeratës në television.” Sidoqoftë lajme, shkencë, besim, ose edukim, nëse shfaqen në televizion duhet të ndjekin diktatin e zbavitjes.
Si drogë!
Aktualisht televizioni nuk është thjesht një lloj tjetër argëtimi. Sipas një studimi të bërë u gjet se kur njerëzit shihnin televizion për kohë të gjatë, ata kishin prirje për të mos qenë në humor të mirë. Sa më shumë të shihnin televizion, aq më pak të përqëndruar ishin ata. Njerëzit janë të relaksuar kur televizori është ndezur, por kur ai fiket ata janë më pak të relaksuar se para se të shihnin. “Eshtë si një drogë që i bën njerëzit të ndihen më mirë kur janë duke e marrë dhe më keq kur mbarojnë”. Ashtu sikurse edhe droga, segmenti më i dobët i shoqërisë është shënjestra e saj.
Puna sipas Islamit dhe televizioni
A mundet që kjo drogë e rrezikshme të konvertohet në ndonjë lloj ilaçi? Jo shumë kohë më parë, një profesionist i ri ne ShBA, iu drejtua dijetarit të mirënjohur musliman Justice Taqi Usmani për të hetuar rreth profesionit të tij. Ai prodhonte grafiqe kompjuterike për televizionin dhe figura lëvizëse për industrinë. Ai argumentoi se kjo është koha e medias, dhe mënyra më e dobishme për të përhapur Islamin sot është përmes televizionit dhe filmave. Nëse ne nuk e studiojmë tregun si do të mund të prodhojmë programe të tilla, dhe nëse nuk e bëjmë ne, kush tjetër, pyet ai. Sidoqoftë, disa njerëz i kanë thënë atij se ky nuk ishte një profesion i mirë.
“Unë kam menduar me ankth rreth kësaj çështjeje,” përgjigjet Justice Usmani me tonin e tij karakteristik të matur duke peshuar mirë çdo fjalë të thëne. “ dhe kam arritur konluzionin që Islamit nuk mund t`i shërbehet me anë të televizionit, veçanërisht nën këto lloj situatash. Ti duhet të kërkosh një linjë tjetër pune.”
Sinqerisht, ka shumë entuziastë të culët mund të jenë hutuar nga kjo përgjigje që sfidon njëkohësisht dijen tradicionale ashtu sikurse edhe disa të shtrenjtë mbajnë ëndrrat.
Entuziastët janë interesuar në tre zona kryesore. Të parët bien dakort me propagandimin e Islamit. Ka shumë muslimanë të sinqertë që shpresojnë në një video ende të parealizuar, e cila do të mund të tërheq qindra njerëz nëpër botë drejt Islamit. Ata thjesht ngatërrojnë Dauan me propagandën! Daua do të thotë t`i ftosh njerëzit drejt rrugës së drejtë duke u treguar Mesazhin e Vërtetë pa asnjë shtrembërim. Është një mesazh shumë serioz që kërkon një medium shumë serioz për ta transmetuar. Mesazhi është për të mirën e tyre dhe ajo çfarë bëjnë ata me të është puna e tyre. Puna jonë mbaron në momentin që e komunikojmë mesazhin korrektësisht. Puna jonë nuk është më të manipulojmë njerëzit në përulje ndaj Allahut më shumë se sa t`i detyrojmë ata drejt tij. Televizioni është imirë për të manipuluar, jo për të mësuar.
Zona e dytë bie dakort me edukimin e fëmijëve. Janë prodhuar shumë video për këtë arsye. Për të qënë të sinqertë këto video kanë një rol të dobishëm por jo të përceptueshëm normalisht. Doktorët përdorin ngjitëset me nikotinë për t`i bërë pacientët të lënë duhanin. Nikotina nuk është ilaç por bëhet terapeutik nën disa rrethana të caktuara. Në mënyrë të ngjashme, edhe të droguarit e tv mund të ndihmohen me këto video për t`u mos qenë më të dhënë pas tij. Mund të funksionojë nëse ky është qëllimi. Por kjo është shumë ndryshe nga ideja se kjo është një rrugë e re për të mësuar Islamin. Fëmijët dhe prinërit e tyre duhet të kuptojnë se kohët e fundit ata duhet të mësojnë fenë e tyre me anë të rrugës së vjetër: lexo libra, dëgjo literaturë, puno fort.
Tipi i trertë i videove është përdorur nga shtesat e organizatave për të shfaqur situatën e tmerrshme e muslimanëve në Kashmir, Bosnjë, Palestinë dhe diku tjetër. Qëllimet janë fisnike, rezultatet duken të mëdha. Por dikush mund të bej pyetjen e vështirë: Përse duhet që muslimanët të kenë nevojën e pornografisë shkatërruese para se ata të ndihmojnë motrat dhe vëllezërit e tyre? Cilat janë ndërlikimet e kësaj praktike në të tashmen dhe të ardhmen?
Çfarë mund të behet?
Televizioni ëhtë i fuqishëm. Është kudo. A ka ndonjë gjë që ne njerëzit mund të bëjmë për këtë? Përgjigja është po. Gjërat mund të behën si në nivel individual ashtu edhe në nivel kolektiv. Në nivel individual, përpiqu të përdorësh butonin ON/OFF. Kjo kërkon shumë mbështetje dhe vullnet, por apararti mund të fiket. Çelësi i kësaj është të përfshish të gjithë familjen. Ata që mund të nervozohen nga kjo ide mund të qetësohen sepse nuk ka asnjë sëmundje që lidhet me mos parjen e tv! Gjithashtu ata që e kanë provuar këtë e dinë se kjo gjë lehtësohet me kalimin e kohës. Organizatat komunitare mund të ndihmojnë duke edukuar njerëzit rreth rreziqeve të të parit tv, duke i mbështetur për presionin social, dhe duke dhënë alternativa më të shëndetshme.

Ramazani: Muaji pa televizon
Mundësia jonë më e mirë për të hequr qafe zakonin e tv na vjen çdo vit në muajin e Ramazanit. Kjo periudhë e vitit është koha kur çdo Musliman, që ka në zemrën e tij/saj një gjurmë të Iman, priret në mënyrë të natyrshmë drejt qëndrimit larg nga shejtani. Dhe kështu duhet të jetë. A nuk e dënoi Profeti Sall-Allahu alayhi ëa sallam , muslimanin që e gjeti Ramazanin por nuk e përdori atë për të kërkuar faljen e mëkateve të tij të mëparshme? Nëse ne nuk do heqim dorë nga mëkatet dhe aktivitetet e gjakut gjatë Ramazanit, kur tjeter do mundemi? Në këtë muaj ne jo vetëm që kemi arsyet fetare dhe moralin e fortë për të bërë kështu, por e kemi gjithashtu të lehtë sepse aktivitetet e rregullta të Ramazanit të lënë shumë pak kohë të lirë për t`u harxhuar para televizionit.
Organizatat muslimane dhe komunitetet do të bëjnë një shërbim të madh duke bërë një fushatë për të deklaruar Ramazanin si muaji pa TV. Nxiti të gjithë muslimanët në komunitetin tënd për ta fikuar atë për të paktën një muaj. Dhe ku i dihet që pas një muaji disa mund të vendosin të qendrojnë larg tij për shkak të depërtimit personal që ata morën gjatë kësaj eksperience.

Natyrisht që nëse ju jeni të bindur mos prisni deri në Ramazan.
Fillo sot!broken_tv4