Studim dhe Fetva 5 pyetje-pergjigje

iiages101-Pyetje: A mjafton shqiptimi i shtylles se pare qe eshte deshmia “Eshhedu en la ilahe il Allah ue ene Muhameden resulullah”, apo patjeter duhet veprimi i gjerave te tjera, ne menyre qe te plotesohet islami i personit?

Pergjigje: Ne qofte se deshmon kafiri (jobesimtari) Shehadetin me vertetesi e sinqeritet, duke qene i ditur per domethenien e tij dhe ato pune qe kerkon kjo fjale, hyn ne Islam dhe kerkohet prej tij falja e namazit, bashke me obligimet e tjera. Kur Profeti (alejhi selam) e dergoi Muadhin ne Jemen, i tha atij: “Ftoji ata derisa te deshmojne ‘La ilahe il Allah ue ene Muhameden resulullah’, e nese te binden ty ne kete, atehere beju te ditur se Allahu ka bere obligim per ta pese namaze gjate nates dhe dites. Nese te binden ne kete, atehere beju te ditur se Allahu i ka obliguar me sadakane qe merret nga te pasurit e tyre dhe u jepet te varferve te tyre.” (Buhariu, Muslimi)
Pra, i urdheroi per namaz dhe zekat, vetem pas Teuhidit dhe imanit ne te Derguarin. Nese kafiri e ben kete, atehere ai ka gjykimin e muslimanit, e pastaj kerkohet prej tij falja e namazit dhe obligimet e tjera. E nese nuk i realizon keto, atehere per te ka gjykime te tjera. Nese le namazin, udheheqesi musliman i vendit i kerkon atij qe te pendohet, e nese nuk pendohet, vritet. Keshtu, per te gjitha obligimet e tjera mosvepruesi i tyre ndeshkohet sipas asaj qe e meriton.

02-Pyetje: Cili eshte ndryshimi ndermjet kufrit dhe shirkut?

Pergjigje: Kufri eshte refuzimi i se vertetes dhe mbulimi i saj, si per shembull ai qe refuzon obligimin e namazit, zekatit, agjerimit te Ramazanit, Haxhin apo obligimin e bindjes ndaj prinderve  etj.
Gjithashtu si shembulli i atij qe mohon se eshte haram imoraliteti (zinase), pija alkoolike, mosbindjes ndaj prinderve etj.
Ndersa shirku eshte veprimi i disa adhurimeve per dike tjeter, pervec Allahut, si per shembull kerkimi i ndihmes nga te vdekurit, xhindet, nga ata qe jane gjalle por nuk jane te pranishem, idhujt, yjet apo therja e kurbanit per ta, zotimi per ta etj.
Emertohet kafiri si idhujtar dhe idhujtari si kafir, siç thote Allahu ne Kuran: “E kush lut dike tjeter bashke me Allahun, per te cilin nuk ka argument, llogaria e tij eshte tek Allahu. Pa dyshim se Ai nuk i shpeton kafiret.” (Mu’minun, 117)
Gjithashtu, i Lartesuari thote: “Vertet atij qe i ben Allahut rival, Allahu ia ka ndaluar Xhenetin dhe vendi i tij eshte zjarri.” (Maide, 72)
Po keshtu, i Lartesuari thote: “Ky eshte Allahu, Zoti juaj. I Atij eshte Sundimi e ata qe i lutni pervec Tij, nuk zoterojne as edhe kitmir-in (cipa mbeshtjellese e berthames se hurmes). Nese ju i lutni, ata nuk e degjojne lutjen tuaj. Po edhe nese e degjojne, nuk ju pergjigjen dot dhe ne Diten e Kijametit do ta mohojne adhurimin tuaj per ta. Askush nuk te njofton si i Dituri.” (Fatir, 13-14)
Ne keto ajete te sures Fatir, Allahu i cilesoi shirk lutjet per idhujt dhe ne ajetin e sures Mu’minun e cilesoi kufer kete veper.
Allahu i Madheruar thote ne suren Teube: “Duan ta fikin driten e Allahut me gojet e tyre e Allahu nuk e lejon kete, por Ai do ta plotesoje dritet e Tij, edhe nese e urrejne kete gje kafiret. Ai eshte i Cili e dergoi te Derguarin e Tij me udhezimin dhe fene e drejte per ta ngritur ata mbi çdo fe, edhe nese e urrejne kete gje idhujtaret.” (Teube, 32-33)
Pra, i celesoi edhe kafire, edhe si idhujtare, domethene qe kafiri emertohet edhe si idhujtar, ashtu siç edhe idhujtari emertohet kafir. Ajetet dhe hadithet per kete teme jane te shumta, prej te cilave edhe fjala e Profetit (alejhi selam): “Midis personit dhe kufrit e shirkut, eshte lenia e namazit.” (Muslimi ne “Sahihun” e tij nga Xhabir bin Abdilahu)
Dhe: “Marreveshja ndermjet nesh dhe atyre eshte namazi, kush nuk e fal ate, ka mohuar.” (Ahmedi, Ebu Daudi, Tirimidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhja me zinxhir te sakte nga Burejde bin el Husejbi)

03-Pyetje: A ka justifikim per shkak te injorances, ne çeshtjet e Teuhidit qe jane prej kushteve te fese? Cili eshte gjykimi i berjes se nje personi kafir, nese per shkak te injorances ben vepra qe jane shirk?

Pergjigje: Ne çeshtjet e Teuhidit nuk ka justifikim, nese ndodhet mes muslimaneve. Ndersa çeshtja e atij qe eshte larg muslimaneve dhe injorant per keto çeshtje, i perket Allahut dhe gjykimi i tij eshte si gjykimi i atyre qe nuk u njohen me te verteten dhe do te sprovohen ne Diten e Gjykimit,
Kush ndodhet midis muslimaneve dhe degjon ajetet e hadithet dhe nuk ua ve veshin dhe as nuk ka interes per to, nderkohe qe adhuron varret duke kerkuar ndihme prej tyre apo shan fene, atehere ky person eshte kafir, ashtu siç mund te themi per nje njeri konkret se ky eshte kafir. Detyre per kryetaret e muslimaneve eshte qe t’i kerkojne atij te pendohet, e nese refuzon, atehere vritet. Po ashtu edhe ai qe tallet me fene apo ben te lejuar ate qe Allahu e ka bere haram, si per shembull te thote se zinaja eshte hallall, alkooli eshte hallall apo se lejohet gjykimi me ligje te tjera perveç ligjit te Allahut. Te gjitha keto te nxjerrin nga Islami, Allahu na ruajtte prej tyre!
Obligim per çdo qeveri muslimane eshte te gjykoje me ligjet e Allahut dhe t’i kerkoje te pendohet çdokujt prej popullit te tyre, qe vepron nje veper qe te nxjerr nga Islami. E nese personi nuk pendohet, eshte obligim vrasja e tij, siç thote Profeti (alejhi selam”): “Ate qe e nderron fene e tij, vriteni!” (Buhariu ne “Sahihun” e tij)
Ne dy “Sahihet” transmetohet se Muadh bin Xhebeli urdheroi disa kryetare vendesh qe ta vritnin ate qe dilte nga feja, nese nuk pendohej dhe tha: “Ky eshte gjykimi i Allahut dhe te Derguarit te Tij.”
Eshte obligim qe ky vendim dhe ky ndeshkim te zbatohet nepermjet kryetarit te shtetit apo gjykatave islame, ne menyre qe te zbatohet gjykimi i Allahut me nje dituri dhe njohje te plote nga ana e kryetarit te shtetit.
Allahu e permiresofte gjendjen e te gjithe muslimaneve, Ai eshte Degjuesi, i Aferti.

Kush vdes pa e ditur qe ka qene ne shirk.

04-Pyetje: Cili eshte gjykimi i atij personi qe vdes duke bere nje veper, pa e ditur se ajo eshte shirk?

Pergjigje: Kush vdes ne shirk, eshte ne nje rrezik te madh, sepse Allahu thote: “E nese bejne shirk, do te shkaterrohet ajo qe punuan.” (En Am, 88)
“Nuk duhet qe idhujtaret te ndertojne (e te kujdesen per) xhamite e Allahut, duke qene deshmues per vetet e tyre se ata jane mohues. Atyre iu shkaterruan veprat dhe ata jane pergjithmone ne zjarr.” (Teube, 17)
“I veshtruam punet e tyre dhe i beme ato pluhur e hi.” (Furkan, 23)
“Vertet Allahu nuk fal qe t’i behet shok Atij dhe fal çdo gje tjeter perveç tij (shirkut), per ate qe do.” (Nisa, 48)
Ky eshte paralajmerimi per ta dhe perfundimi i tyre eshte i njejte me perfundimin e te gjithe mohuesve. Gjykimi i tyre ne dynja eshte se nuk lahen, nuk u falet xhenazja dhe nuk varrosen ne varrezat e muslimaneve. Ndersa çeshtja e atij qe nuk i ka ardhur thirrja – Kurani dhe Sunneti – i perket Allahut ne Diten e Gjykimit, si te gjithe njerezit e tjere qe nuk u njohen me thirrjen e profeteve. Mendimi i sakte i dijetareve, per sa u perket ketyre personave, eshte se do te sprovohen ne Diten e Gjykimit. Kush pergjigjet, do te hyje ne Xhenet dhe kush refuzon, do te hyje ne Zjarr.
Per me teper flet per kete teme Ibn Kajimi ne librin e tij “Tarik el hixhretejni”, ku thote: “Mendimi i tete: Ata do te sprovohen ne etapat e Dites se Kijametit dhe u dergohet atyre dhe çdokujt qe nuk i ka ardhur thirrja, nje i derguar. Kush i bendet te derguarit, do te hyje ne Xhenet dhe kush e kundershton, do te hyje ne Zjarr. Ne kete menyre, disa prej tyre do te jene ne Xhenet e disa te tjere ne Zjarr.”
Ky mendim i perfshin te gjitha argumentet e ardhura per kete teme. E nese ndonje prej tyre eshte injorant dhe i paditur per shirkun qe vepron, atehere çeshtja e tij eshte tek Allahu dhe gjykimi per te eshte ne baze te punes se tij te jashtme. Nese puna e tij e jashtme eshte shirk, gjykimi per te eshte si gjykimi per te gjithe idhujtaret dhe çeshtja e tij i perket Allahut, i Cili eshte i Ditur per çdo gje.

Kujt nuk i eshte bere e njohur thirrja islame

05-Pyetje: Ka miliona njerez qe nuk u ka mberritur thirrja islame. Cili eshte gjykimi per ta?A eshte perfundimi i tyre Zjarri? Nese pergjigja eshte “po”, atehere cili eshte gjynahu i tyre, perderisa nuk u erdhi thirrja islame? Nese ata do te hyjne ne Xhenet, si mund te hyjne ne te, edhe pse nuk i kane kryer obligimet ndaj Zotit te tyre? Shpresoj sqarimin e kesaj çeshtjeje, Allahu jua shpreblefte.

Pergjigje: Fjala me e sakte qe mund te thuhet per keta njerez, eshte se do te sprovohen ne Diten e Gjykimit. Kush i bindet urdhrit, do te hyje ne Xhenet dhe kush refuzon, do te hyje ne Zjarr. Allahu i Madheruar thote: “E nuk ishim ndeshkues deri sa t’u dergonim atyre te derguar.” (Isra, 15)
Ibn Kajimi e ka shtjelluar kete teme ne fund te librit te tij “Tarik el hixhratejni” dhe çdokush qe deshiron te dije me teper, le t’i kthehet librit, se ne te do te gjeje ate qe deshiron te dije, inshallah.