Respektimi i prindërve është shkak për hyrje në Xhennet.

sadaka
Transmeton Ebu Darda r.a. se e ka degjuar Pejgamberin alejhi selam duke thene:
“Prinderit jane dera e mesme e Xhennetit, pra nese deshiron humbe ate dere ose fitoje ate.” Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih
Kushejri ka thene: “’..dera e mesme e Xhennetit,’ ka per qellim, deren me te mire te Xhennetit.”

Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi a.s. dhe e ka pyetur:
“O i Derguar i Allahut, une kam deshire qe te luftoje ne rrugen e Allahut, dhe kam ardhur tek ti qe te konsultohem.
” Pejgamberi alejhi selam i tha: “A e ke gjalle nenen?“
Tha: “Po,”
Pejgamberi alejhi selam i tha: “Qendro prane nenes tende, se me te vertete Xhenneti eshte tek kembet e saja.”
Ahmedi, shejh Albani ka thene se ky hadith eshte Hasen

Ne transmetimin e Taberaniut qendron se Pejgamberi alejhi selam ka pyetur:
“A i ke prinderit gjalle?”
I thash: “Po,”
Tha Pejgamberi alejhi selam: “Qendro prane tyre, se me te vertete Xhenneti eshte nen kembet e tyre.”
Albani ka thene se ky hadith eshte Sahih

Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve. Transmeton Abdullah ibn Amri ra se Pejgamberi alejhi selam ka thene:
“Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve, dhe pakenaqesia e Allahut eshte ne pakenaqesine e prinderve.”
Tirmidhiu, kete hadith e kane bere sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani

Respektimi i prinderve eshte shkak per faljen e mekateve. Transmeton Ibn Omeri r.a. se nje njeri ka ardhur tek Pejgamberi alejhi selam dhe i tha:
“O i derguar i Allahut, une kam bere nje mekat te madh, a ka pendim per mua?” Pejgamberi alejhi selam i tha: “A ke nene?” Ai i tha: “Jo,” Pejgamberi alejhi selam i tha: “A ke teze?” Iu pergjigj: “Po,” Pejgamberi alejhi selam i tha: “Pra respektoje (ndegjoje) ate.”
Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih

Pra kjo tregon se respektimi i prinderve eshte shkaktar per shlyerjen e mekateve, pasiqe Pejgamberi alejhi selam iu pergjigj duke e pyetur se a ka nene qe ta respektoj dhe ndegjoj ate, keshtu qe ti shlyhen mekatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi alejhi selam ka thene:
“Ai i cili e liron nje rob musliman, do te jete shkaktare per shpetimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njerin prej prinderve te gjalle dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bejne hallall), Allahu [Xhele Shanuhu] do ta largoj ate shume larg.”
Ahmedi – hadithi eshte hasen

Respektimi i prinderve eshte edhe shkak per largimin e ndonje fatkeqesie argument per kete eshte ngjarja e tre personave qe kane hyre ne shpelle dhe nje gure i madh ka rene dhe ua ka mbyllur daljen. Ne kete gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun me ndonje pune qe e ka bere per hire te Tij, dhe njeri prej tyre e ka lutur Allahun me respektimin e prinderve, duke thene:

“O Allah nese kete veper e kam bere per hire Tendin largona neve kete shkemb qe te mund te dalim“. Dhe Allahu ja u largoi shkembin dhe dulen prej shpelle.Buhariu dhe Muslimi

“Dhe ne shenje meshire shtrije prane tyre krahun perules e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Meshiroji ata te dy, sikurse me edukuan mua kur isha i vogel’.”
[El Isra, 24]

You may also like...