Të ankuarit nga shkaku i sëmundjeve

Nëse një njeri qan nga shkaku i sëmundjes dhe bisedon me të afërmit e tij rreth sëmundjes, a konsiderohet qarja dhe biseda e tij si kundërshtimim i Caktimit të Allahut dhe mospajtim me vendimin e Tij, duke pasur parasysh që qarja ndodh në mënyrë të pavullnetshme?

Përgjigje: Qarja me lot, por pa zë, është e lejuar në raste të tilla, sepse i Dërguari i Allahut, kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha: “Syri loton, zemra dëshpërohet, mirëpo nuk themi përveçse atë që e kënaq Allahun. Ne me të vërtetë jemi të dëshpëruar nga ndarja jote, o Ibrahim.”

Biseda me të afërmit rreth sëmundjes është e lejuar, por në të njëjtën kohë njeriu duhet të falenderojë Allahun e Lartësuar dhe të kërkojë prej Tij shërim të shpejtë. Nëse dikush sprovohet me sëmundje, duhet të durojë dhe të shpresojë tek shpërblimi i Allahut të Lartësuar, i Cili thotë: “Me të vërtetë, Allahu i shpërblen pa kufi ata që durojnë.” (Ez-Zumer: 10)

Ndërsa profeti, alejhi selam, ka thënë: “Allahu ia fshin gjynahet muslimanit në çdo shqetësim, hidhërim, ofendim, sëmundje apo fatkeqësi që i vjen atij, madje edhe kur i hyn gjembi në këmbë.”

Përgjigjet shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam “

You may also like...