Si të mbjellim tek fëmija dashurinë ndaj Profetit, alejhi selam?

Përgjigje: Për t’i bërë fëmijët që ta duan Profetin ka shumë mënyra:

– Le t’u tregojmë fëmijëve historitë e fëmijëve në kohën e Profetit, alejhi selam. Si kanë luftuar ata kundër njerëzve që e shqetësonin Profetin; sa shpejt i përgjigjeshin thirrjes së Profetit; si i mësonin përmendësh hadithet e tij….

– Le t’i nxisim të mbajnë mend sa më shumë hadithe dhe t’i shpërblejmë për çdo hadith që mësojnë.

– Le t’u tregojmë për historinë e Profetit, alejhi selam, dhe të sahabëve, ato gjëra që fëmijët mund t’i kuptojnë, me qëllim që të rriten me dashuri ndaj këtyre njerëzve.

– Le të zgjedhim ato histori të Profetit, të cilat zgjojnë ndjenjat e brendshme të fëmijës, si: fëmijëria e Profetit, alejhi selam; koha e kaluar tek Halimeja; begatitë që Allahu i dha Halimesë sapo mori të Dërguarin e Allahut; hixhreti etj,.

(Përmbledhur nga libri “Rritja e vajzës muslimane-Dr. Hanan et-Turi)

Fetvatë – Muhamed Salih el Munexhid

You may also like...