займы онлайн

Si mund të falet muslimani nëse është i izoluar në një vend të papastër?

Si mund të falet muslimani nëse është i izoluar në një vend të papastër?

Nëse papastërtia është e thatë, atëherë duhet të falet normalisht si në çdo vend tjetër të pastër.
Nëse papastërtia është e lëngshme apo e qullët, atëherë duhet të falet në këmbë, të bëjë rukunë në formën e saj të vërtetë dhe për të bërë sexhdet, duhet të ulet mbi këmbët e tij dhe sexhdet i bënë me lëvizjen e kokës, e nuk duhet të vendosë asnjë gjymtyrë të trupit të tij në një sipërfaqe të tillë të papastër, sepse kjo do të shkaktonte ndotjen e rrobave dhe trupi të tij, ndërkohë që ruajtja nga papastërtia është detyrë në bazë të mundësive që ke. Allahu i lartësuar thotë: ‘ Frikësojuni Allahut aq sa të mundeni” (Et-Tegabun: 16)
Shejh El-Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij: “Sherh el-mumti”

You may also like...