Si do jenë peshoret e Ditës se Gjykimit?

Në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta

Pyetje: Kush do peshohet ditën e Kiametit?

Shejh Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu e ruajttë!): Do peshohen veprat dhe regjistrat. Po ashtu thuhet se dhe vetë njeriu do peshohet. Ashtu siç tregohet në historinë e Abdullah bin Mesudit radijAllahu anhu se kërciri i tij është më i rëndë (në peshoje) se mali Uhudit.[1]

Pyetje: A do ketë vetëm një peshore apo do jenë shumë?

Shejh Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu e ruajttë!): Allahu e di më së miri! Por siç dihet Allahu ka fuqi për çdo gjë. E rëndësishme është se peshimi (i veprave dhe njeriut) do përmbushet (realizohet) qoftë nëse është vetëm një peshore apo janë shumë. Të qenurit e saj vetëm një peshore përbën ndonjë paqartësi (problem) derisa dhe Allahu Lartësuar do i marr në pyetje njerëzit një e nga një. E dihet se çështjet e botës Tjetër ndryshojnë nga këto të dynjasë. Përsa i përket përmendjes së fjalës “peshore” në shumës në disa ajete, siç është fjala e Allahut: “Ne do të vendosim peshore ” El-Enbija, 47 dhe fjala e Tij: “kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira” El-Earaf, 9, kjo s’do të thotë se do jenë shumë. Ngase është (patjetër) shumë e mundur të jetë dhe një peshore e vetme. E një gjë e tillë s’është  e pamundur dhe nga ana e logjikës.[2]

Sherh Kitab es-Sunneh min Suneni Ebi Daud

Përktheu: Unejs Sheme

[1]  Hadithi është autentik. E ka nxjerr Ahmedi (1/420), Ibën Hibani (7069), Taberani në “El-Kebir” (9/78 me nr. 8452) etj. Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Es-Sahihah” me nr. (3192)

[2] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë se do jetë vetëm një peshure. “Mexhmu fetaua ue rasail” (2/43)

You may also like...