Si do që ta imagjinosh Allahun, Ai është ndryshe nga të imagjinuarit

Pyetje: “Parimi: Si do që ta imagjinosh Allahun, Ai është ndryshe nga të imagjinuarit, a është nga e sakta?”

Përgjigje: “Kuptimi i kësaj është i saktë. Allahu është gjithmonë ndryshe nga ajo që ti mendon dhe që mund ta imagjinosh. Ai është më i Madh se çdo gjë tjetër. Askush nuk mund ta imagjinojë se si është Allahu Subhanehu ue Te’ala, se si në të vërtetë janë Emrat apo Cilësitë e Tij, sepse Allahu është më i Madh se çdo gjë tjetër, prandaj Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:

“Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, kurse dija e tyre nuk mund ta kapë Atë.” 20:110

Nuk mund ta dijë askush tjetër përveç Allahut se si është Ai, askush nuk mund ta imagjinojë atë as me mendje e as me formën e të kuptuarit, që njerëzit e kanë.”

 

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Sherh Lum’atul-I’tikad, fq. 300

You may also like...