Pyetje: A prishet abdesti nga dalja e gjakut?

Pyetje: A prishet abdesti nga dalja e gjakut?

Përgjigje: Dijetarët kanë shfaqur mendime të ndryshme lidhur me këtë temë.
Dijetarët e medhhebit hanefi janë të mendimit se dalja e gjakut, qoftë në sasi të medha apo të vogla, e prish abdestin.
Ndërsa dijetarët e medhhebit Shafi’i janë të mendimit se dalja e gjakut nuk e prish abdestin,sido që të jetë.
Disa dijetarë të tjerë thonë se nëse dalja e gjakut behët në sasi të mëdha,ateherë abdesti prishet, përndryshe jo.
Ne, nga ana jonë, anojmë nga mendimi i dytë, d.m.th. se dalja e gjakut nuk e prish abdestin sido që të jetë, shumë apo pak.
Mendimin tonë e mbeshtesim në argumentet e mëposhtme:

1- Në esencë, njeriu nuk është i detyruar të kryeje asnjë detyrë, derisa të vije një argument i saktë nga Kur’ani apo Suneti i Pejgamberit,salAllahu alejhi ve sel-lem.
Meqënëse nuk gjendet asnjë argument i saktë që e detyron muslimanin të marre abdest sërish pas daljës së gjakut, atëhere themi se abdesti nuk prishët nga kjo gjë.

2- Në përmbledhjen e haditheve të Ebu Davudit transmetohet nga Xhabir iben Abdullahi se Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem,caktoi dy djem të rinjë që të bënin roje pranë kampit të muslimanëve,ndërsa këta të fundit po pushonin pas një beteje të lodhshme.
Dy shokët e Pejgamberit ranë dakord me njëri-tjetrin që të ruanin me radhë.
Kështu, njëri prej tyre u shtri për të fjetur, ndërsa tjetri vazhdoi të rrinte zgjuar.
Pasi kaloi njëfare kohe, djali që po rrinte zgjuar filloi të falej.
Në këtë kohe njeri prej idhujtareve, i cili ishte vënë fshehurazi në ndjekje të muslimanëve, u afrua pranë vendit ku po qëndronin ata dy dhe qëlloi me shigjetë në këmbe djalin që po falej.
Djali e hoqi shigjetën nga këmba, por nuk e nderpreu namazin.
Idhujtari e qëlloi edhe dy hërë të tjera në të njëjtin vend, mireëpo djali përsëri nuk e ndërpreu namazin, por vazhdoi derisa i plotësoi të dy rekatet.
Në këtë kohe u zgjua shoku tjetër, andaj idhujtari u largua me shpejtësi.
Kur pa plagët e tjetrit, shoku u habit shumë dhe e pyeti se përse nuk e kishte ndërprerë namazin.
I plagosuri ia ktheu: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, sikur të mos frikësohesha se mos po shpërdorja detyrën me të cilën na ka ngarkuar Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, nuk do ta ndërprisja surën që po lexoja edhe sikur ta dija se do të vdisja”.
Ajo që na intereson neve në këtë histori është se djali nuk e ndërpreu namazin me gjithë gjakun që i dilte nga plagët e shkaktuara nga shigjetat.
Kjo tregon se ai e dinte qe dalja e gjakut nuk e prish abdestin, përndryshe do ta kishte ndërprerë namazin menjëherë.
Pra, ky është një argument praktik që tregon se shoket e Pejgamberit,salAllahu alejhi ve selem, kishin mësuar nga ai se dalja e gjakut nuk e prish abdestin.
Ata që mendojnë se gjaku e prish abdestin e hedhin poshtë këtë menyrë argumentimi, pasi sipas tyre ka mundësi që Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, mund të mos e këtë marre vesh ndodhinë e dy shokëve të tij dhe si rrjedhoje hadithi i lartpërmendur renditet në radhën e haditheve meukuf(Kështu quhen thëniet e shokëve të Pejgamberit,salAllahu alejhi ve selem), andaj nuk vlen për t’u argumentuar.
Ne nuk jemi dakord me këtë gjë, pasi edhe nëse pranojme se Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, nuk ka ditur gjë për ngjarjen e dy shokeve te tij.
Allahu, subhanehu ve teala, është Ai që sheh dhe di çdo gjë, e me siguri nëse ajo që bëri djali do të ishte e gabuar, do t’i kishte zbritur shpallje Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, për të sqaruar të vërtetën.
Gjithashtu, mendimi ynë përforcohet edhe nga një thënie e Hasen El-Basriut, i cili thotë: “Shokët e Pejgamberit (salAllahu alejhi ve selem) vazhdonin te faleshin,pavaresisht nga plagët që kishin marre.”

Autor: Imam Albani
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”

You may also like...