Prindërit kërkojnë të shkojë tek fallxhori çfarë duhet të bëj?

Pyetje: “Nëse njëri nga prindërit e mi dëshiron që ta dërgojë tek një parashikues i fatit/falltar për tu kuruar, dhe unë nuk i bindem atij, atëherë a konsiderohet kjo mosbindje e qortueshme?”

Përgjigje: “Nuk është e lejueshme bindja ndaj prindërve në çështje të tilla. Veprimi i tillë është i ndaluar dhe mosbindje ndaj Allahut. Hasani dhe Ebu Hurejra radijallahu anhuma kanë transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kush shkon tek parashikuesi i fatit dhe e beson atë në çfarë thotë, ai ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.”Transmeton Ahmedi.

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kush shkon tek parashikuesi i fatit dhe e pyet për diçka nuk i pranohet namazi për dyzet ditë.”[1]Transmeton Ahmedi.

Prandaj nuk është e lejuar bindja e prindërve në çështje të ngjashme.

Allahu Te’ala ka thënë:

“Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri.” 31:15

Ali bin Ebi Talibi radijallahu anhu ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.” Transmeton Ahmedi.

Përkundrazi, ti duhet t’i paralajmërosh ata nga këto veprimet e tilla dhe t’ia shpjegosh atyre në një mënyrë të butë dhe të mirë se ato vepra janë të ndaluara.”

Alameh Muhammed bin Abdilah es-Subejjil

Burimi: Rasail fil-‘Akideti ued-Da’ueh, fq. 171
p.m.

You may also like...