Nxitja e fëmijëve për mësimin e Kuranit.

Nxitja e fëmijëve me stimuj në vlera monetare për mësimin e Kuranit.

Pyetje: “A më lejohet mua që tu jap para fëmijëve të mi, për t’i nxitur ata të përsërisin Kuranin që dinë përmendësh?

Përgjigje: Është saktësuar tek Ebu Ubejdi në “Fedailul Kur’an” se Umeri (radijallahu teala anhu) u jepte parà hafizave të Kuranit, nga arka e shtetit.
Prandaj nëse babai i premton djalit të tij se, nëse mëson suren Bekarah do t’i japë psh 50 dinarë (euro), apo 100 dinarë, nuk ka problem në këtë punë.
Sepse pritja e shpërblimit prej Allahut dhe fitimi i diçkaje prej pasurisë (në formë hallall, siç është edhe kjo) nuk e hedhin poshtë, e as e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Kështu pra, këto dhurata janë të lejuara dhe ato janë saktësuar edhe prej Umerit – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të.”
Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë!

You may also like...