Nuk ka turp në fe

Pyetje: Deri në ç’pikë është e saktë thënia “Nuk ka turp në fe”?

Përgjigje: “Kjo shprehje i përshtatet asaj që ka dashur të thotë Aishja, radijAllahu anha, për gratë e ensarëve të cilat pyesnin për tema delikate, siç janë mestruacionet, marrëdhëniet seksuale etj, me qëllim që të mësonin fenë e tyre: “Allahu i mëshiroftë gratë e Ensarëve. Ato nuk i pengonte turpi për të bërë pyetje që të kuptonin fenë e tyre.” (Muslimi)

Kjo shprehje ka kufizimet e veta. Nuk mund të përdoret në mënyrë të përgjithësuar, pasi vetë Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Turpi është prej besimit.”

Përgjigjet Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...