Një gruaje i filluan menstruacionet në xhami, çfarë duhet të bëjë?

Nëse një gruaje i fillojnë mestruacionet brenda në xhami, a merr ajo gjynah nëse qëndron aty dhe pret derisa të mbarojnë namazin edhe të tjerët, apo duhet të dalë?

Përgjigje: Nëse nuk ka mundësi që të dalë vetëm, pa mbaruar të tjerët namazin, atëherë nuk ka problem, por nëse mund të dalë, atëherë merr gjynah nëse qëndron, sepse Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Nuk lejohet që të hyjë në xhami gruaja me mestruacione dhe njeriu xhunub.”

Përgjigjet shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

facebook

You may also like...