займы онлайн

Nëse urina e femijës së vogël bie në rrobë, çfarë duhet të bëjmë?

Përgjigje: “E vërteta në këtë çështje është se urina e djalit që ende ushqehet me qumësht është fëlliqësi e lehtë, për pastrimin nga urina e tij mjafton spërkatja, d.m.th. ta përshkojë me ujë tërë vendin e lagur me urinë, duke mos e fërkuar e as shtrydhur.

E kjo, për shkakë se është vërtetuar nga Profeti (salAllahu alejhi ue selem) se njëherë ia kanë sjellë një djalë të vogël dhe e vendosi në prehërin e tij, e ai urinoi në prehër të Profetit. Pastaj I Dërguari I Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) kërkoi ujë dhe ia hodhi vendit të lagur me urinë, por nuk e lau (fërkoi). (Buhariu dhe Muslimi)

E sa I përket urinës së vajzës së vogël, duhet të lahet patjetër urina e saj, sepse esenca është se urina është papastërti dhe duhet patjetër të lahet. Por, për djalin  e vogël, pamë se kishte përjashtim, sepse këtë e argumenton rasti I përmendur.”

“Kushtet e fesë” Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...