займы онлайн

Nëse namazi falet jashtë vaktit të tij me arsye

Nëse namazi falet jashtë vaktit të tij me arsye, a quhet shlyerje (kaza) apo kryerje e rregullt?

Ka thënë shejhul islam Ibën Tejmije –rahimehullah- në “El-Feteua” -me pak shkurtime-: Nëse thuhet: Kjo a quhet shlyerje apo kryerje? Thuhet se: Dallimi mes dy termave është dallim terminologjik që nuk ka origjinë në fjalën e Allahut dhe të dërguarit të tij; Allahu aze ue xhele e ka quajtur veprimin e adhurimit në kohën e tij kaza siç ka thënë në lidhje me xhumanë: (Kur të kryhet (feidha kudijet) namazi shpërndahuni në tokë), po ashtu ka thënë: (Kur të kryeni (fidha kadajtum) ritet tuaja përmendeni Allahun) megjithëse këto dy vepra kryhen në kohë.
Fjala “Kada’” në gjuhën arabe do të thotë plotësimi i diçkaje dhe përsosja e saj, siç ka thënë dhe Allahu i madhëruar: (I plotësoi ato (kadahunne) shtatë qiej), d.m.th i plotësoi dhe i përsosi. Kush e bën adhurimin e plotë, e ka plotësuar atë edhe nëse e ka bërë atë në kohën tij.

Kanë rënë dakord dijetarët -me sa di unë- se nëse njeriu beson se ka mbetur kohë nga namazi dhe e bën nijetin për kryerje (në kohë), pastaj e kupton se është falur pas daljes së kohës ai e ka namazin e saktë dhe, nëse beson se ka dalë koha dhe bën nijet kaza pastaj kupton se ka mbetur kohë i mjafton ai namaz. Çdokush që e bën adhuriminnë kohën që është urdhëruar e ka kryer namazin dhe i mjafton, njësoj nëse e bën me nijet kryerje apo shlyerje.

Ndërsa ai që ka qenë në gjumë apo ka harruar nëse falen në kohën e zgjimit e të përmendjes, janë falur në kohën që janë urdhëruar me namaz edhe pse janë falur pas daljes së kohës së lejuar për të tjerët. Kush e quan këtë kaza me këtë kuptim, në gjuhën e tij kaza do të thotë kryerja e adhurimit pas daljes së kohës së përcaktuar nga sheriati për të gjithë, ky emërtim nuk sjell as dëm dhe as dobi.

Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut

Autor: Husejn el Auajshe (Allahu e ruajtë)

Përktheu Teuta Xeka

You may also like...