Ndalimi i zgjatjes së rrobës më shumë sesa është lejuar

Cilët janë argumentet që ndalojnë zgjatjen e rrobës poshtë kyçit të këmbës?

Përgjigje: Janë regjistruar shumë hadithe të të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, lidhur me ndalimin e zgjatjes së rrobës poshtë nyjes së këmbës (për meshkujt).
– I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Ajo rrobë që është nën nyjen e këmbëve do të jetë në Zjarr.” (Buhariu; 5787)

– Gjithashtu ka thënë: “Tre njerëz nuk do t’i shohë Allahu në Ditën e Gjykimit, as që do t’i pastrojë prej mëkateve dhe ata i pret dënim i dhembshëm: njeriu, i cili e lëshon rrobën e tij nën nyjen e këmbëve; ai njeri, i cili ia përmend dikujt në sy veprën e mirë që i ka bërë (nderin që i ka bërë); dhe ai njeri, i cili e shet mallin e tij duke bërë betim të rremë.” (Muslimi; 106)

– Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Isbal apo teprimi në gjatësi mund të jetë tek pantallonat, tek këmisha apo tek turbani. Kush e lëshon zvarrë nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shohë në Ditën e Gjykimit.” (Ebu Daudi, Nesaiu me zinxhir të saktë)

– Transmetohet prej Ibn Abasit se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk do ta shohë personin që e lëshon rrobën e tij nën nyjen e këmbëve.” (Nesaiu; 5332)
Prej argumenteve që e ndalojnë lëshimin e rrobës poshtë nyjes së këmbës, edhe nëse nuk bëhet për shkak të mendjemadhësisë, është hadithi i profetit, alejhi selam:

“Veshja e muslimanëve duhet të jetë deri në gjysmën e nyjes së këmbës. Nuk ka pengesë dhe mëkat nëse ajo është ndërmjet atij vendi dhe nyjes së këmbëve. Zjarrit i takon ajo që është nën nyje. Ndërsa kush e tërheq rrobën e tij prej mendjemadhësisë , Zoti i Lartësuar nuk do ta shohë atë.” (Ebu Daudi me zinxhir autentik)

Fetvatë – Muhamed Salih el Munexhid

facebook

You may also like...