A mund te konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave te Kiametit?

Pyetje: A mund te konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave te Kiametit?
A ka dicka qe te mbron prej saj?
A eshte e mjaftueshme vetem te kerkosh qe Allahu te te ruaje (prej saj)?

Pergjigje: Jane transmetuar disa hadithe te cilat tregojne se vdekjet e baefasishme do te shtohen para ardhjes se Kiametit. Kjo lloj vdekje konsiderohet marrje zemerimi ndaj njeriut te keq dhe rehati e qetesi per besimtarin. Ndodh qe edhe besimtari te vdese befasisht me ndonje infarkt apo dicka tjeter dhe kjo per te eshte rehati dhe miresi prej Zotit te Madheruar. Kjo per arsyen se ai eshte pergatitur, eshte udhezuar, eshte bere gati, duke u perpjekur ne te mira dhe kur i vjen vdekja befas, e gjen ne gjendje te mire dhe e mbyll jeten me pune te mira. Ne kete menyre qetesohet nga veshtiresite, lodhjet dhe mundimet e vdekjes. Ndersa per njeriun e keq, nese i ndodh, konsiderohet marrje zemerimi ndaj tij, sepse vdes befas, ne gjendjen me te keqe.
Lusim Allahun te na ruaje dhe vetem tek Ai kerkojme strehim.
Shejh Abdul Aziz bin Bazi
(Allahu e meshirofte).
perktheu Shuajb Rexha

You may also like...