Mënyra e fërkimit të kokës gjatë abdesit (për gratë)

Pyetje: Si duhet ta fërkojë gruaja kokën e saj gjatë marrjes së abdesit? A është i mjaftueshëm fërkimi i një pjese të saj?

Përgjigje: Mënyra e fërkimit të kokës për gratë është si ajo e burrave: fërkohet e gjithë koka me dorë të lagur, duke filluar që nga vendi ku dalin flokët e deri në zverk, së bashku me veshët. Ndërsa gërshetat nuk ka nevojë t’i fërkojë.

Përgjithësisht, burrat dhe gratë janë të barabartë para rregullave të Sheriatit Islam, me përjashtim të atyre rregullave, për të cilat kanë ardhur argumente të qarta e të sakta.

Përgjigjet Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

You may also like...