Mëkati që bëhet para syve të fëmijëve, a konsiderohet i hapur dhe publik?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të Madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Kryerja e mëkatit në sytë e fëmijëve të tu, konsiderohet mëkat i kryer publikisht. Nëse do ta kryeje vetëm në dhomë, atëherë nuk do të ishtë publike.

Kur një prind kryen një mëkat në sytë e fëmijës së tij, përveçse është mëkatar që e ka bërë atë në formë publike, ai është mëkatar edhe sepse i jep fëmijës një edukim dhe një shembull të keq.

Fetvatë – Muhamed Salih el Munexhid

You may also like...