Lutja qe behet kur njeriu viziton varrezat

Pyetje: Duaja (lutja) qe behet kur njeriu viziton varrezat, a eshte e kufizuar vetem gjate vizites (se varrezave), apo perfshin dhe rastin kur njeriut i bie rruga kalimthi tek varrezat?

Pergjigje: Ajo qe mendoj eshte se lutja mbetet e pergjithshme dhe nuk kufizohet me rastin e vizites se varrezave. Kushdo qe kalon prane varrezave, eshte e pelqyeshme qe te lutet, sepse duaja eshte mjaft e dobishme. Kete e pohon me shume, hadithi qe percjell ibn Maxhen nga Sead bin Ebi Uekasi i cili thote: I Derguari i Allahut (ALEJHI SELAM) ka thene: “Kur te kaloni prane varrezave te jobesimtareve thoni: Pergezohuni me zjarr.” Pra i Derguari i Allahut (alejhi selam) duane (lutjen) e pergezimit me zjarr ndaj jobesimtareve, e lidhi me kalimin prane varrezave te tyre, qe do te thote se ne te njejten menyre behet lutje per meshire ndaj besimtareve edhe nese kalon prane varrezave te tyre. Allahu e di me mire.

Mesh’hur Hasen Al Selman.

You may also like...