Llojet e ndryshëm të besimtarëve

Pyetje:
Cilat janë llojet e ndryshme te besimtareve ?

Përgjigje:
Ka tre lloje kryesore te besimtareve:

Ky kapitull është shpjegim i thënies se Allahut {Surja Fatir 35:32}:

“Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-Allahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.”

“Autori u referohet tre llojeve te besimtareve te gjendura ne ajetet e Kuranit dhe te cilat janë të ngjashme me shpjegimet që Ibn Kethiri u ka bërë atyre, dhe kjo është në pajtueshmëri me atë se çfarë ka thëne Ibn Abasi, Ibn Mesudi dhe Sahabet e tjerë, (Allahu qofte i kënaqur me ta.) Ibn Abasi (radiallahu anhu) ka thënë:
Ata janë Umeti i Muhamedit ( sal-Allahu alejhi we selem), ata të cilëve Allahu ua mundësoi të përfitonin nga te gjitha librat te cilat i zbriti Allahu. Ai qe i ka bere padrejtësi vetvetes do te falet, ai i cili ka qenë i kujdesshëm (mesatar) do te llogaritet me llogari te lehte, dhe ai i cili nxiton (ne kryerjen e veprave te mira) do te hyje ne Xhenet pa dhënë llogari) ” {Tefsirul Kur’anil Adhim, 6/546}*

Ky kapitull shërben për te qartësuar besimet e kota te Murxhieve dhe Havarixheve, dhe ndërtohet nga kapitujt e mëparshëm. I refuzon Murxhiet ngase Allahu i ka përshkruar besimtaret në tre lloje të ndryshme, duke e shkatërruar besimin e tyre te kote se imani është vetëm i një lloji. Nëse imani është i të të njëjtit lloj apo nivel, atëherë si është e mundur qe disa besimtar quhen dëmtues te vetvetes, disa te tjerë mesatar, dhe pjesa tjetër at atë cilët nxitojnë ne kryerjen e veprave te mira. Është gjithashtu edhe refuzim i mëtejshëm i Havarixheve, ngase Allahu i ka përshkruar disa besimtare si dëmtues te vetvetes, dhe ky dëmtim (qe ata i bëjnë vetes se tyre) nuk i nxjerr ata nga feja islame.

1) Sabikune ilal Khajrat – Ata te cilët nxitojnë ne kryerjen e punëve te mira:

Ata të cilët nxitojnë ne kryerjen e punëve të mira janë ata te cilët i kryejnë edhe veprat e detyrueshme dhe u shmangen atyre qe janë te ndaluara dhe te papëlqyera.

2) Muktasidun – ata te cilët janë mesatar: mesatarët janë ata te cilët e kufizojnë vetveten vetëm ne kryerjen e veprave te detyrueshme duke i shmangur veprat e ndaluara. (d.m.th ata te cilët bien ne vepra te papëlqyera dhe i lënë veprat e këshilluara.)

3) Dhalimun li Enfusihim – ata te cilët e dëmtojnë vetveten: ata te cilët e dëmtojnë veten -i bëjnë padrejtësi vetvetes janë ata te cilët i përziejnë veprat e mira me të këqia.

Kjo do te thotë se ata bien ne vepra te cilat janë te ndaluara dhe braktisin veprat qe janë te detyrueshme. Ne tefsirin e tij )6/546), Ibn Kethiri (rahimullah) ka thënë, duke sqaruar këto tri kategori te besimtareve: “Dëmtuesi i vetvetes dështon ne kryerjen e obligimeve dhe fillon me veprat e ndaluara. Mesatari, i kryen veprat e detyruara dhe largohet nga gjerat e ndaluara, sidoqoftë ai tenton tu largohet disa veprave te rekomanduara dhe bie ne disa vepra te papëlqyera. Ai i cili nxiton te beje vepra te mira kryen veprat e detyrueshme dhe te pëlqyera, e qëndron larg nga gjerat e ndaluara dhe te papëlqyera.” *

*(fundnotat janë me vija te pjerrëta)

Autor:
Shejkh Abdurahman Es-Sadi
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Pyetje themelore në lidhje me themelet e imanit dhe pengesave në rrugën e besimit.
Pyetja 9 – Faqe. 31-32

You may also like...