A lejohen te mbahen hajmalite?

pergjigje

Pyetje:Cila ështëdispozita e bartjes së hajmalive që kanë përmbajtje nga Kur’ani dhe atyre që nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani?

Përgjigje:-Hajmalitë që nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani, siç janë nga eshtrat,nuskat,guacat, apo prej qimeve të ujkut, apo diçka e ngjajshme me to, të gjithakëto janë të ndaluara (haram), nuk lejohet që tu varet fëmijëve apo dikujttjetër, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:

“Kush bart hajmali (për ta ruajtur, apo për ti plotësuar nevojë), Allahumos ja plotësoftë, e kush bart guacë (për ta qetësuar), Allahu mos eqetësoftë atë”,

Ndërsa në një trasnmetim tjetër pejgamberi salallahu alejhi ve selem thotë:

“Kush bartë hajmali, ka bërë shirk”.

-Mirëpo nëse këto hajmali kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga lutjet enjohura (të transmetuara nga pejgamberi salallahu alejhi ve selem), për këtëçështje ka dy mendime të dijetarëve, një mendim thotë se lejohet bartja e tyredhe kjo transmetohet nga një grup prej gjeneratave të para (selefit), të cilëte kanë konsideruar si lexim i Kur’anit ndaj të sëmurit (rukje).

-Mendimi i dytë është se nuk lejohet bartja e tyre, ndërsa kjo është etransmetuar nga Abdullah ibn Mesudi, Hudhejfes –Allahu qoftë i kënaqur me ta!-,gjithashtu transmetohet nga një grup tjetër prej gjeneratave të hershme(selefit) dhe të mëvonshme (halefit), të cilët kanë thënë: Nuk lejohet bartja ehajmalive, edhe nëse kanë përmbajtje prej Kur’anit, duke marrë masa parandaluese dhe duke vepruar mekuptimit e përgjitshëm të haditheve, sepse hadithet që ndalojnë hajmalit janëme kuptim të përgjitshëm, nuk përjashtohet asnjë lloj tjetër të hajmalive, kështu që është obligim qëtë bazohemi me kuptimin e përgjitshëm të haditheve, andaj nuk lejohet të bartetasnjë lloj prej hajmalijave, sepse pastaj kjo vepër çon deri te bartja edheshumë gjërave tjera të ngjajshme me hajamalitë dhe pastaj u përzihet e vërtetanjerëzve, andaj është obligim që t’i ndalojmë të gjitha pa përjashtim, sepsekjo është e drejta duke u bazuar në kuptimin e jashtëm të haditheve, sepse pot’i lejonim hajmalitë që kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga duatë e mira,atëherë do të çilej kjo derë dhe çdo kush do të fillonte që të bartë hajmali, ekur do tu tregohej se është e ndaluar, çdo kush do të arsyetohej se është ngaKur’ani apo nga duatë, do të përhapej injoranca (xhehli) dhe të gjithëhajmalitë do t’i konsideronin të njejta, qofshin nga Kur’ani apo nga diçkatjetër.

-Gjithashtu ka edhe një problem tjetër, se personi që bart hajmali që kapërmbajtje nga Kur’ani, ka mundësi të hyjë në toalet, apo në vendet epapastërta, kështu që nuk i takon dhe nuk i ka hije, që të futet në toalet dukebartur me vete pjesë nga Kur’ani.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

You may also like...