Kur përfundon koha e (namazit të) jacisë?

Pyetësi: Deri kur është koha e jacisë?

Shejkh Albani: Deri në mes të natës, sepse kjo është theksuar qartë në Sahih Muslim, nga hadithi i Abdullah ibn Amr ibn el-As, i cili ka thënë: “I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “..dhe koha e jacisë është derisa të kalojë gjysma e natës.”

(Koha e saj) nuk është derisa të paraqitet agimi (sabahu) i vërtetë sepse për këtë nuk ka dëshmi, madje edhe nëse disa nga Imamët thonë kështu, sepse kjo bie ndesh me këtë hadith autentik, :..dhe koha e jacisë është derisa të kalojë gjysma e natës.”

Al-Hudaa wan-Noor, 97.

You may also like...