Kur mbaron koha e namazit të akshamit

Koha e akshamit: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selam, ka thënë:
”Koha e namazit të akshamit zgjat derisa të zhduket muzgu”.
Domethënë, koha e akshamit fillon menjëherë pasi të përfundojë koha e ikindisë, që është koha prej kur perëndon dielli e deri të zhduket nga qielli muzgu apo gjysmerrësira.
Kur gjysmerrësira të zhduket nga qielli, koha e akshamit përfundon, koha e jacisë fillon.
Përcaktimi i kohës me anë të orës, dallon sipas stinës.
Kur të shihni që gjysmerrësira e kuqe është zhdukur nga horizonti, kjo është shenjë që koha e akshamit ka përfunduar.

Autor: Imam Uthejmini

You may also like...