Kur fillon dhe mbaron koha e namazit të Jacisë

Koha e jacisë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selam, ka thënë:
”Koha e jacisë zgjat deri në mesnatë”.
Kështu, koha e jacisë fillon menjëherë pasi të përfundojë akshami [dmth, pasi të zhduket nga qielli gjysmerrësira e kuqe] dhe zgjat deri në mesnatë.

Pyetje: Si llogaritet koha e mesnatës?
Nëse doni ta llogaritni kohën e mesnatës, llogaritni kohën mes perëndimit dhe lindjes së diellit, pastaj ndajeni përgjysmë.
Pika në mes këtyre dy dukurive është fundi i kohës së jacisë [kjo është mesnata].
Për shembull, nëse dielli perëndon në ora 17:00 dhe sabahu fillon në ora 05:00, mesnata është në ora 23:00; nëse dielli perëndon në ora 17:00 dhe sabahu fillon në 06:00, mesnata është në ora 23:30, dhe kështu me radhë.

Autor: Imam Uthejmini

You may also like...